Alibeaj prezanton kandidatët e PD për Këshillin Bashkiak Shkodër. Demokratët i përgjigjen

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në takim me demokratët në Shkodër, ku u prezantua lista për Këshillin Bashkiak, sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se është strehuar te partia e Ilir Metës, i cili në 2013 ia kaloi pushtetin Edi Ramës.

Alibeaj prezantoi emrat për Këshillin Bashkiak të PD-së zyrtare të Shkodrës, pasi nuk ka kandidatë për kryebashkiakë në këtë bashki.

Ai u shpreh se Berisha nuk pranoi zgjidhjen që ata i ofruan për të dalë me një kandidat në këto zgjidhje, por siç thotë Alibeaj “mori kazmën për t’i rënë PD-së”.

“Ilir Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’I përdor për hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

“Ndaj kësaj situate,” – vijoi ai më tej, “të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-evropiane, anti-demokratike dhe anti-perëndimore”.

Alibeaj u bëri edhe një hetrë thirrje demokratëve të kuptojnë se çfarë është e djathta e vërtetë, ndërsa për këtë mjafton të njihen me faktin se cilën përkrah Perëndimi.

“Asnjëherë miqtë e mi nuk do të duhet të harrojmë se ishte Ilir Meta, Ilir Meta atje ku është strehuar sot Sali Berisha. Ai i cili në vitin 2013 e kaloi pushtetin me duart e tij dhe me dashje nga demokratët dhe e çoi tek Edi Rama. Duke trafikuar sforcot, duke trafikuar kontributin, historikun, duke dhënë kosto vetëm demokratëve dhe duke ngritur në këtë piedestal në këtë mbretërim në kundërshtim me ligjin dhe me aspiratat e shqiptarëve, Edi Ramës. Atë po bën edhe sot, është e njëjta gjë. Nuk kanë kaluar shumë vite që ajo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një trafikim. Një trafikim demokratësh nën siglën laramane të Ilir Metës”.

“Atë që nuk e pranoi të dilte në këto”, – nënvizoi më tej para deemokratëve të Shkodrës kryetari i komanduar i PD-së, Enkeld Alibeja, – “zgjedhje me kandidat unik, siç ne ua ofruam, siç ne propozuam, të dalë nga primaret e tij, vetëm e vetëm që demokratët të kishin shanset për të fituat të paktën gjysmën e bashkive në vend. Ky ishte synimi ynë, kjo ishte qasja jonë. Edhe pse nuk ishim shumë dakord, por përkundër së keqes së madhe që quhet Edi Rama, e keqja që ka kapur çdo shqiptar, ishim të gatshëm dhe bëmë çfarëdolloj sakrifice dhe shtrimë dorën ndaj të gjithë demokratëve, duke lënë mënjanë të gjithë atë se çfarë bëmë në këtë një vit e gjysmë kemi kaluar mes veti, thjesht dhe vetëm për të dalë mbi interesat tona të vogla, mbi hallet personale dhe për t’i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë””, vijoi ai.

“Por jo, Sali Berisha bëri një zgjedhje midis mundësisë reale për t’u siguruar demokratëve pushtetin së paku në gjysmën e bashkive të vendit dhe synimit për ta zhbërë në këto zgjedhje PD që ta kishte monopolin e opozitës, zgjidhi këtë te dytën. Në vend që ti shërbente qytetarëve shqiptar, e benë 2 herë president, 2 herë kryeministër e kanë futur në historine politike të post 90. Zgjodhi këtë të dytën, mori kazmën për ti rënë PD, demokratëve vetëm e vetëm për hallin e vet personal”.

“Ai kërkon që të zhdukë PD dhe atë qe do të mbetet prej saj. Ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që i shkojnë pas, të gënjyer qofshin këta apo te lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën. Për ta përdorur atë si një bunker antiamerikan ne Shqipëri, për tu thënë të nesërmen partnerëve tanë amerikanë dhe britanik te Shqipërisë se e djathta shqiptare është e gjitha në rresht pas tij. Ky është synimi që ai ka. Se nuk ia ndjen fare për vendimet qe ata marrin për të”, tha ndër të tjera Alibeaj

Artikulli paraprakA po përgatit Berisha alibitë
Artikulli tjetërDo t’ju kisha shkruar gjatë, por Auschwitz t’i merr fjalët