Alibeaj: Negociatat Rama-Berisha pazar, jo në interes të qytetarëve! Si ulen me atë që u bëri gropën?!

Pazare i cilëson numri 2 i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, negociatat që po zhvillohen mes Rithemelimit dhe PS për kthimin e normalitetit në Kuvend. Në një intervistë për Report Tv, Alibeaj thotë se këto janë pazare mes Sali Berishës dhe Edi Ramës nuk janë në interes të publikut.

Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën duke përdor drejtësinë.

“Sot zhvillohen negociata, Rama-Berisha. Praktikisht grupi i Rithemelimit është Berisha dhe PS është Rama. Ndjesia e parë që më vjen nuk është e mirë, sepse e fund marrëveshje e bërë Berisha-Rama në atë kohë ishte 2008. Shqiptarët e kanë ndjerë nga 2008 e këtej efektet e asaj marrëveshje që goditi sistemin zgjedhor.

E dyta, unë e kam thënë në dalje janë negociata, pazare. Nuk dihet ca do bëjë kush, ca do japë, ca do shesë. Duket në pamje të parë me aq informacione që mediat kanë raportuar që nuk është në interes të publikut. Interesi i publikut është ajo ca kemi ofruar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, listat e hapura, një sistem ndryshe nga sistemi i 2008, ku deputetët të jenë të qytetarëve dhe jo kryetarëve. Nëse këto pazare synojnë të kalcifikojnë edhe njëherë atë të 2008-së, asgjë e mirë për shqiptarët nuk vjen.

Pazar e bën fakti që nuk është transparent, nuk jam kundër uljes së deputetëve. Te komisionet hetimore jam dakord, ka qenë kjo seli kur pr.ligji u bë tinëz nga Rama. Nuk bën dot komisione hetimore sot, media nuk pranohet, e drejta e opozitës për të marrë prova është asgjësuar se duhet të votojnë pro ata të shumicës. Ajo çfarë thotë Rama sot po jap komisione është një tallje. Kjo e bën Pazar.

A jam ulur unë me Gjiknurin, çdo të enjte e çdo javë. Ajo që nuk e bën Pazar është transparenca dhe ajo çfarë kërkon. Prandaj e kërkuam para dy vitesh dhe vendosëm edhe veton, në mënyrë që Rama dhe Gjikunri ta çojnë në Komisionin e Ligjeve, ku Rama mund të peshkojë deputet dezertorë dhe të bëjë ligj sipas shijes së tij. Kjo ndan pazarin ose jo.

Nuk e di se shkojnë negociatat, kur jemi në revolucion,. Nuk e di si mund të ulesh me kundërshtarin më të madh, kur të ka bërë gropën, ka përdorur drejtësinë”, tha Alibeaj për Report Tv.

Artikulli paraprakPërfundon studimi tre vjeçar! Shkencëtarët gjejnë përbërësin që ju shpëton nga mpiksjet dhe goditjet e trurit në këtë perime jeshile
Artikulli tjetërRritet numri i të sëmurëve me veshka në Fier! Gjatë shkurtit 200 persona kryen hemodializë