Alarmi i mediave turke: Droga helmuese nga Shqipëria po pushton vendin, ja rrugët që përdorin trafikantët

“Droga “Skunk” e konsideruar edhe si helm e cila prodhohet më së shumti në Shqipëri po transportohet gjerësisht drejt Turqisë”, kështu shkruan një media turke.
Në artikullin e publikuar nga “Sozcu” flitet për rrugët që përdorin trafikantët për të çuar “helmin” drejt shtetit turk dhe si ra policia në gjurmët e drogës.
Ditët e fundit policia e Stambollit ka arrestuar një trafikant që shpërndante drogën Sfunk në Turqi.
Tarik O., u pikas nga policia pasi doli nga shtëpia dhe hipi në motoçikletën e tij në distriktin Sisli. Pas thirrjes së policisë për të ndaluar, ai braktisi motoçikletën dhe ia mbathi, por arratia e tij zgjati vetëm 500 metra. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 50 gram skunk, të cilën besohet se ua shpërndante trafikantëve në zonë.
Skuadra e policisë kërkoi edhe në shtëpinë dhe motorçikletën e të dyshuarit.Gjatë kontrollit u gjet 650 gramë Skunk, 10 gramë kokainë dhe një peshore që përdorej për të peshuar drogën.
“Skunk” është shumë më i dëmshëm sesa kanabisi standard, thonë ekspertët. Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standard. Fara zhvillohet në ambiente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambienteve ku temperatura mbahet e kontrolluar.
Skunk prodhohet më së shumti në Shqipëri dhe sillet në Turqi duke përdorur dy rrugë të ndryshme. Trafikantët e helmit sjellin drogën drejt Turqisë duke përdorur ishujt grek. Ndërsa një rrugë tjetër është Bullgaria.

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet pyetjes se kush e informoi për 3.5 milionë eurot në Toyota Yaris
Artikulli tjetërBasha paralajmëron: Protesta masive popullore për rrëzimin e qeverisë