Aktori i njohur, mesazh të fortë kryepolicit Veliu

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj i ka kërkuar drejtorit të policisë Ardi Veliu të kërkojë një ndjesë publike për dhunën e ushtruar nga disa policë ndaj 15-vjeçarit para ca ditësh në Liqenin  Tiranës.

Aktori shprehet se videon e dhunës e ka pare edhe i biri, i cili ka thyer gjithashtu rregullat herë pas herë duke qëndruar disa minuta më shumë me biçikletë rreth pallatit.

“Do të kërkoje edhe te profili im për ndonjë video që ta postoje në se do i ndodhte kjo djalit tim?- shkruan Genti mes të tjerash.

Kujtojmë që Veliu publikoi një video të nënës së djalit, me një armë gjatë xhirimeve, për të justifikuar sjelljen e paprecedent të efektivëve të tij me kulturën familjare që kishte marrë fëmija.

Reagimi i plotë

“Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …Ardi,djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë…Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq.

Te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit ..mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria .Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese“.

11 7

velo

Artikulli paraprakIdentifikimi biometrik siguron që një votues të mos votojë për të tjerët
Artikulli tjetërAty ku dikur ishte hotel Vjosa tani do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Ramës dhe Veliajt