Aksident i rëndë në Korçë, vdes një fëmijë 8-vjeçar

Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e djeshme në Korçë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Aleks Kovani, 39 vjeç që drejtonte makinën e aksidentit me targa AA 612 JK është ndaluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, kur fëmija ishte duke ecur në rrugën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë. Policia e Korçës ka dhënë edhe informacionet e para në lidhje me këtë ngjarje.
“Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz, ka ndodhur një aksident rrugor. Ku automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 612 JK, me drejtues mjeti Aleks Kovani, rreth 39 vjeç, nga fshati Pirg, ka aksidentuar fëmijën me iniciale D.A, 8 vjeç nga Maliqi, (këmbësor). Fëmija gjatë shoqërimit për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë. Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në Rubik një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi biçikleta me të cilën ai po lëvizte është përplasur me një mur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa djali 12-vjeçar ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është përplasur me murin. Por përplasja ka rezultuar fatale për djalin.

Artikulli paraprakNuk kishte leje për lopën, gjobitet me 80 mijë lekë
Artikulli tjetërIsh-të burgosurit politikë protestë para Parlamentit: S’kemi marrë asnjë këst