Agron Duka: Pa qeveri teknike më 18 qershor nuk ka zgjedhje

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë një takimi elektoral në Tiranë, ka theksuar se në 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike. Duka takoi strukturat e njësive administrative një dhe dy në kryeqytet, ndërsa kërkoi votën për kandidatët Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj. Gjatë një takimi me strukturat e njësive administrative një dhe dy në Tiranë, kryetari i Partisë  Agrare Ambientaliste,  Agron Duka, tha se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor pa qeveri teknike. Manipulimit të zgjedhjeve një ditë do t’i vinte fundi, tha ai ndaj i bëri thirrje mazhorancës, t’i nënshtrohet rregullave demokratike. “Parësore kemi zgjidhjen e çështjeve agrare ambientaliste. Prej 27 vitesh në Parlament nuk ka një grup i dedikuar vetëm mjedisit dhe çështjeve të bujqësisë. Prandaj do të ishte mirë të votohen kandidatët e tanë. Sipas Dukës, Partia Agrare Ambientaliste, ka mbështetur në çdo betejë të saj Shoqërinë Civileve për mbrojtje të mjedisit, mbështetje që sipas tij do vijoi dhe në të ardhmen.

Artikulli paraprakPollo: Ndërkombëtarët të shqetësuar
Artikulli tjetër“Hakmarrja për Drejtësi”, 4 skafe me drogë për çdo natë