Afera CEZ-DIA, Dyrnjaja: SPAK ka fakte të reja për Ilir Metën

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se SPAK ka prova të reja për ish-presidentin Ilir Meta lidhur me çështjet CEZ-DIA për të cilën është thirrur 2 herë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas tij, ndryshe nga Berisha, Meta ka vendosur të përballet me drejtësinë duke u paraqitur në SPAK sa herë ta thërrasin.

“Në fjalën e tij për mediat para se të hynte në SPAK dhe pasi doli prej andej, Meta e cilëson telenovelë e gjykuar 2 herë çështjen CEZ-DIA. Kjo që thotë Meta bie automatikisht; në drejtësi një çështje e gjykuar nuk rihapet nëse nuk ka prova të reja.

SPAK praktikisht e ka rihapur këtë çështjeje se ka dëshmi ose prova të reja. E dyta, Meta bën një diferencë me Berishën ë këtë rast, ndryshe nga Berisha ka vendosur të paraqitet në SPAK sa herë të thirret. Ka vendosur të përballet me drejtësinë”, tha gazetari në një intervistë për Euronews Albania .

Artikulli paraprakBasha me fermerët: Korrupsioni dhe babëzia e qeverisë tjetërsoi fondet e BE-së
Artikulli tjetërU shpall “Lojtari më i mirë” në La Liga 2, Uzuni: Jam i emocionuar për këtë arritje, rrugëtimi im sapo ka nisur