Ademi ngre padi ndaj emërimit të Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ngritur një padi rreth vendimit të marrë nga Shoqata e Bashkive të Vendit, ku u vendos shkarkimi i saj nga pozicioni i kryetares së shoqatës dhe në vend të saj u emërua, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lidhur me këtë vendim, Voltana Ademi ka shprehur pakënaqësitë e saj dhe ka ngritur edhe një padi, ku e konsideron vendimin e marrë nga Shoqata e Bashkive për të vënë kryetar Pjerin Ndreun, si të paligjshëm me argumentin se ky i fundit dhe bashkia e Lezhës nuk janë anëtarë të shoqatës dhe si pasojë nuk mund të zgjidhen në krye të atij organi.

11 1

Artikulli paraprak“Vatra” i drejtohet autoriteteve amerikane për vendimin ndaj ish-Presidentit Berisha
Artikulli tjetërMasakra zgjedhore e 25 prillit, opozita do të dërgojë në Strasburg “patronazhistët”