A po rikthehet Basha te Berisha? Kthupi: Zero shanse

A po rikthehet Lulzim Basha te Sali Berisha? A po e njeh Basha, Gazment Bardhin si kreun e grupit të PD? Marrëveshja për amnistinë penale, si ranë palët dakord?

Këto dhe zhvillime të tjera aktuale politike janë duke u diskutuar në emisionin Repolitix në Report Tv me Denis Mingën.

Gjergj Hani ish-kandidati për kreun e PD tha se nëse Basha tenton të shkojë drejt Berishës do të ishte vdekje politike për të.

“Do ishte një zgjedhje e tij nëse ka zgjedhur të vdesë politikisht. Do ishte vdekje e tij politike. Por kjo heshtje hap fushë të gjerë interpretimi. Basha lë ujërat të rrjedhin pa u përballur me problematikat reale”,
tha Hani.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi tha se ka “Zero shanse”, që Basha të rikthehet te Berisha.

Artikulli paraprakMbi 24,000 gra dhe fëmijë palestineze të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori
Artikulli tjetërEqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të kulturës shqiptare