Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Kosovës me Malin e Zi është më afër se kurrë. Delawie, përmes një postimi në Twitter, porositi deputetët se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje këtë javë. “Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që ta sillni atë në vijën e finishit këtë javë”, tha Delawie. Kuvendi i Kosovës, deri më tash, ka thirrur tri seanca për ratifikimin e demarkacionit, por për shkak të mungesës së votave, ato janë shtyrë vazhdimisht.
Kryesore
Continue to the categoryKrerët e UÇK-së në Hagë/ Basha: Padrejtësi! Krenohemi me Luftën Çlirimtare...
Gjatë podcastit të tij të fundit të zhvilluar në Prekaz, Lulzim Basha ka komentuar edhe përballjen e liderëve të UÇK-së me akuzat e Gjykatës...