Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani që iu është refuzuar kërkesa për azil nuk do të marrin asnjë mbështetje financiare nga Gjermania, shkruan Ambasada gjermane ne Tiranë në faqen zyrtare, pasi ata kategorizohen në vend të sigurt të origjinës. “Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim. Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre, por kthehen forcërisht në Shqipëri”.
Kryesore
Continue to the category“Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″/ Escobar: Shpresojmë...
Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj...