Marotta: Costa? Asgjë konkrete

Drejtori i Përgjithëm i Juventusit, Giuseppe Marotta foli për merkaton e klubit bardhezi. Kohët e fundit në media është përfolur për një interes të Zonjës së Vjetër në drejtim të sulmuesit të Bayern Munich, Douglas Costa. Marotta pranoi se është diçka normale që të vëzhgohen të gjithë lojtarët gjatë Champions League, por në rastin e 26-vjeçarit nuk ka asgjë konkrete. Përsa i përket Dybala-së, drejtuesi bardhezi tha se argjentinasit do t’i rinovohet kontrata.

Artikulli paraprakBrazil, portieri vrasës rikthehet në fushë
Artikulli tjetërGerrard: Liverpool të blejë Aubameyang