Vjedhja e trojeve në Vuno ka qenë një tjetër denoncim i qytetarëve i publikuar dje nga ish-Kryeministri Sali Berisha. “Qytetari dixhital denoncon: Grabitjen e tokave në Vuno nga famozi Xhillari, Rama, këshilltarët e Ramës. Shtoj këtu që Xhillari ishte fitues i 80% të lejeve të ndërtimit të Bashkisë së Tiranës”, shkruante Berisha në postimin e tij. “Përshëndetje zoti Sali Berisha, në fshatin Vuno, në zonën e bregdetit, Jalë, Kopani, Soleil & Sea Shpk, po përpiqet të legalizojë objektet, ato objekte nuk janë të asaj kompanie dhe toka nuk i përket asaj kompanie. Pas kësaj afere janë Rama dhe këshilltarët e Ramës dhe pronar i kompanisë është Alban Xhillari”, thuhej në denoncimin e qytetarit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron Mark Rutte: Shqipëria anëtare krenare e NATO-s, anëtarësimi i...
Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar Mark Rutten për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.
Në rrjetin social X, Basha...