Ironia e Sociologut Mërtiri: Revolucioni i Berishës po sillet si kali në lëmë…

Nga Ergys Mërtiri, Sociolog

E nisi me foltore neper rrethe duke premtuar qe revolucioni do finalizohet ne 11 dhjetor ne Tirane. Pasi e shtyu tre here finalen, 11 dhjetor, 18 dhjetor, 8 janar, revolucioni po rishperndahet prape ne rrethe me foltore, duke premtuar se nuk ndalet dhe do rikthehet dhjetra here me i fuqishem derisa te marre seline dhe me pas te rrezoje edhe qeverine.

Kjo me kujton nje histori nga Lufta e Pare Boterore. Gazetat austriake brohoritnin cdo dite fitoret e thella dhe heroike te ushtrise se tyre, duke publikuar shifra qe tregonin sesa rende e kishin derrmuar armikun. Dikush i vuri ngjarjet ne rend kronologjik e gjeografik dhe zbuloi se fitoret e bujshme po ndodhnin gjithmone e me prane Vjenes. Pra dilte qe armiku po avanconte humbje pas humbjeje, ndersa ushtria austro-hungareze ishte ne terheqje pas cdo fitoreje!

Per momentin revolucioni po sillet si kali ne leme, por mos u merzisni, ai do te kthehet si nje uragan qe nuk ndalet, dhe do te permbyse Edi Ramen me protestat me madheshtore qe ka njohur historia!

Artikulli paraprakPse ushqimet nuk do të jenë më lirë gjatë 2022-shit?
Artikulli tjetërKëto janë kartëmonedhat e reja që hidhen sot në treg