Tjetërsim prone dhe falsifikim dokumentash, i vihen prangat në zyrë juristit të Kadastrës

Policia ka vënë në pranga juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Arrestimi erdhi pas një hetimi të nisur për një pronë në zonën e ‘Plepave’ në Durrës.

Zaho është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda zyrës juristin Zaho.

Artikulli paraprakNga korrupsioni tek kërcënimet dhe brutaliteti i bashkëshortit ndaj mediave, kush është ish-zv.ministrja e arrestuar
Artikulli tjetërAvokatja e “Aleancës për Teatrin” padit Veliajn në SPAK, a do të merret i pandehur skuthi i Bashkisë?