Nga Ilir ALLKJA
Megjithëse kam shkruar disa herë rreth abuzimit që po ndodh këto kohë me përdorimin e paprinciptë të antibiotikëve, ende konstatoj se të gjitjë të sëmurët e dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 trajtohen me 1, 2 apo 3 antibiotikë njëherësh, çka jo vetëm që nuk është profesionale, por rezulton e dëmshme për të sëmurët!
FAKT SHKENCOR: Antibiotikët NUK MUND të parandalojnë dhe as trajtojnë SARS COV-2!
Antibiotikët veprojnë vetëm kundër mikrobeve, ose siç i quajmë më shpesh baktereve, dhe jo kundër viruseve.
COVID-19 shkaktohet nga një virus, (një coronavirus më saktë) dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për trajtimin e tij!
Përdorimi rutinë i antibiotikëve në trajtimin e COVID-19 PËRKEQËSON RËNDË SHËNDETIN E TË SËMURËVE !
FAKT SHKENCOR: Viruset trajtohen me ANTI-VIRALË!
Sot po paraqet interes antivirali REMDESIVIR, dhe janë dhe të tjerë në testim, POR ENDE NUK KA ASNJË ANTIVIRAL SPECIFIK NDAJ COVID-19!
Megjithëse unë sqaroj çdo të sëmurë që kontrolloj, dhe i gjej “një mal” me barna dhe sidomos dy apo tre antibiotikë , që perdorimi i tyre nuk sjell asnjë dobi në trajtimin e sëmundjes së COVID-19, më thonë me mburrje se m’i ka dhënë filan profesor, filan doktor…
Në asnjë nga guidelines, ( linjat guidë, drejtuese, orientuese) nuk gjen të indikuar perdorimin e antibiotikëve, pasi shpeshherë e ndërlikojnë situatën duke ulur imunitetin ose mbivendosur infeksionet kërpudhore!
Të nderuar kolegë, profesorë e komitetas, ndalni përdorimin rutinë të antibiotikëve në rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19!
Eshte skandaloze mungesa e nje protokolli profesonal në duart e mjekëve shqiptarë , ministria dhe “komiteti” kanë gjithë përgjegjësitë për këtë.
Këtë që them, e keni të nënvizuar në të gjitha guidelines të profesionistëve të mjekësisë në USA, EVROPË e AZI!
Mjafton të informoheni!
Antibiotikët në të sëmurët me COVID-19 jepen vetëm në kushte spitalore, kur është vërtetuar se ka infeksione bakteriale të mbivendosura!
Të nderuar bashkëqytetarë, duhet të dini që kërkuesit e shumtë nëpër botë ende nuk kanë shpikur ndonjë ilaç që vret virusin COVID-19 dhe as ndonjë vaksinë për parandalimin e tij.
Sot për për sot trajtohen, mjekohen vetëm simtpomat e kësaj sëmundje.
Sipas parashikemeve të profesionistëve të fushës fundi i 2020 mund të na gjejë me një trajtim antiviral efikas , dhe një vaksinë për parandalim.
Kërkojini gjithmonë mjekut tuaj arsyen përse po ju trajton me antibiotikë!
E drejta e informacionit, sqarimeve për kimikatin që po futni në trupin tuaj, hyn tek të drejtat tuaja themelore!
Me respekt për Ju dhe jetën Tuaj,
Ilir Allkja mjek