Tronditet Elbasani! Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin e Elbasanit.

Çuditërisht, zhurma ishte e një lloji tjetër, që nuk i ngjante eksplozivit dhe ndërkohë nuk u raportua për objekte të hedhura në erë apo viktima.

Pas pak minutash, burime nga Policia kanë deklaruar se kishin shpërthyer dy panele diellore për shkak të një defekti. Copat e tyre kanë përfunduar në bulevardin kryesor, si në foton e mëposhtme. Fatmirësisht, nuk pati të plagosur.

Elbasan / Informacion paraprak 

Në lagjen “Kala”, Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakIsh-deputeti thirrje qeverisë: Kontrolle të imtësishme në pikat kufitare për çdo pasagjer që vjen nga jashtë
Artikulli tjetërNdërron jetë një nga protestuesit e naftëtarëve në Ballsh, reagimi i kryetarit të PD Fier