Zgjedhjet Presidenciale në Austri do përsëriten

Gjykata Kushtetuese e Austrisë, vendosi të premten që të përsëritet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë kësisoj edhe një mundësi kandidatit të Partisë së Lirisë që të bëhet presidenti i parë i krahut të djathtë në një vend të Bashkimit Evropian.
Vendimi u mor një javë, pasi që vota për largimin nga Bashkimi Evropian la të kënaqura grupet kundër BE-së në Britaninë e Madhe. Shqetësimet në lidhje me emigracionin dhe vendet e punës ishin pjesë e fuqishme e fushatës për referendumin britanik, ngjashëm me zgjedhjet në Austri.
Gjykata Kushtetuese austriake tha se, parregullsitë në numërimin e mbi 700 mijë votave të dërguara me postë, tregojnë se ka dyshime të mjaftueshme për rezultatin e zgjedhjeve.
Norbert Hofer, i Partisë së Lirisë me qëndrime kundër emigracionit, humbi në zgjedhjet e 22 majit përballë udhëheqësit të të gjelbërve me më pak se një për qind të votave, përkatësisht me 31 mijë vota.

Artikulli paraprakCIA paralajmëron sulme të reja nga ISIS
Artikulli tjetërKroacia bllokon hapat e integrimit të Serbisë në BE