81 000 dollarë për një menu të ”Titanic”-ut

Më shumë se 111 vjet pas fundosjes së anijes ”Titanic”, relike nga linja luksoze u nxorën në ankand për dhjetëra mijëra dollarë, përfshirë një menu për darkat e klasit të parë.

Menuja shkaktoi një trazim të veçantë.

Thuhet se ajo ishte menuja e vetme e mbijetuar nga 11 prilli 1912.

Ajo përmbante edhe goca deti apo mish viçi, i gatuar ala Victoria, mish qengji dhe rose e tjerë.

Menuja tregon shenja dëmtimi nga uji – megjithatë një ofertues anonim në shtëpinë e ankandit ”Henry Aldridge & Son” pagoi 81 000 dollarë për të.

Një batanije e klasit të parë, e cila me sa duket ishte mbajtur nga një i mbijetuar në varkën e shpëtimit, u shit 80 000 dollarë.

”Titanic”-u u nis në udhëtimin e tij të parë për në Nju Jork nga Southampton më 10 prill 1912 me më shumë se 2 200 njerëz në bord.

Pas vetëm disa ditësh, anija luksoze, e cila konsiderohej e pambytshme, goditi një ajsberg dhe u fundos duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 500 personave.

Artikulli paraprakKishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes në shenjë proteste për luftën në Gazë
Artikulli tjetër“Duhet të edukojmë lexuesin”, gazetari Agim Baçi për Panairin e librit: Nuk duhet të funksionojë vetëm për shitje librash, por për debat