8 Janari i PD-së, si kujtesë për deputetët kameleon!

Nga Ermal Peçi

Ditën e sotme e nisa në kafe me një nga protagonistët kryesorë të asaj date, i cili ka mbajtur dhe peshën kryesore të asaj që quhet Partia Demokratike. Ishte komplet koincidencë kafja e sotme dhe për sa kohë nuk mora një leje për ta përmendur në shkrimin e sotëm ai do të ngelet enigmë dhe pse disa prej jush mund ta marrin me mend se shumë pak njerëz kanë treguar fibër politike në atë parti dhe qëndruan përballë presionit mediatiko-ekonomik dhe politik të Sali Berishës.

Data 8 Janar e vitit 2022 është shënjuar pa frikë në mendjen e çdo shqiptari dhe demokrati si data e turpit. Shqiptarët panë me sytë e tyre se çfarë forme merr lufta politike dhe si e tjetërson njeriun egoja e tij për pushtet. Berisha së bashku me një grup njerëzish të parapërgatitur me armë mesjetare hekura, vare, çekanë dhe me “dash” për të hapur dyert e blinduara të PD vetëm me një qëllim, jo për të marrë PD e për të hequr non gratën, por për të poshtëruar çdo njërin prej atyre që kishte zgjedhur partinë mbi individin.

Donte të poshtëronte dhe të rrihte secilin prej tyre që mendonte se ka PD dhe pa Sali Berishën. U desh përfshirja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për të ndaluar një vëllavrasje të mundshme, e cila në rrjetet sociale vazhdon edhe sot ku adresa fallco apo njerëz të verbuar të sulmojnë vetëm se ti mendon ndryshe dhe se e djathta vazhdon edhe pa Berishën.

Në fakt që pas asaj dite nëpërmjet mekanizmave, Berisha disa prej deputetëve, të cilët qëndronin në seli i tjetërsoi, se çfarë mjeti përdori nuk di të ta them sepse nuk kam fakte, por pirueta e tyre ishte vërtet e frikshme në ndryshime qëndrimesh.

Morën formën e kameleonit për të justifikuar piruetat e tyre dhe kjo ndodhte nga ata, të cilët bënin akuza të drejtpërdrejta kundrejt Berishës për korrupsion dhe abuzime me shtetin, nga grupi i Bardhit deri tek Gjekmarkaj. Një pjesë tjetër e gjendur jo komod në këtë mjedis lufte psikologjike dha dorëheqjen për të lënë betejat politike përgjysëm edhe si pasojë e presionit të madh e luftës së fortë psikologjike në të gjitha frontet që zhvillon Berisha. Kjo është pasqyra e asaj çfarë ndodhi atë ditë e deri sot dhe pyetja që shtrojnë sot demokratët është?

Çfarë qëndrimi kanë sot deputetët, të cilët e mbajnë veten si përfaqësues të demokratëve për atë që ndodhi në 8 janar 2022?
Çfarë qëndrimi kanë sot për dhunën mbi selinë e demokratëve?

Çfarë qëndrimi kanë mbi poshtërimin që donte t’ju bënte secilit prej jush po t’i kishte kapur?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje sot nga deputetët e pavarur, sepse nuk besoj që e harruat kaq shpejt 8 janarin e 2022!/dritare.net

Artikulli paraprakStrategjia e Ramës për të mbuluar korrupsionin
Artikulli tjetërHetimi i SPAK, BIRN: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqajn