60-vjeçari rrëfen tmerrin në lumin Kir për të shpëtuar djemtë: “Ishin prej orës 3 në ujë”!

Fran Vatgjoka, ishte personi i parë që u fut me not në lumin Kir për tu shkuar në ndihmë dy fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar poshtë Urës së Bardhajve prej orës 15:00 të ditës së djeshme, 21 mars 2018.
Nga spitali ku po merr trajtim mjekësor bashkë me dy fëmijët pasi forcat e rendit i nxorën nga lumi, 60-vjeçari ka treguar sesi u vu në dijeni për dy fëmijët.
Vatgjoka: Unë isha në shtëpi, më njoftuan në telefon ca njerëz të mi të afërm dhe thanë na kanë mbetur fëmijët në ujë. Arrita të shkoj. U futa me not për të shkuar tek fëmijët. Ishin bllokuar në ujë. Fëmijët kanë mbetur në ujë prej orës 3, unë kam qëndruar dy orë. Ishte rrezik i madh.
Vatgjoka nuk di të thotë sesi të miturit u gjenden në atë situatë, por mendon se më shumë ka qenë një lojë mes tyre që më pas u rrezikoi dhe jetën.
Vatgjoka: Ikin, se kanë problem, kanë qenë dy fëmijë të rinj. U munduam për mirë, na ndihmuan edhe forcat e rendit. Tani jemi mirë, nuk kemi ndonjë problem. Falenderojmë dhe stafin mjekësor.
Ai shton më tej se në lumin Kir nuk ka rrugë kalimi, përdoret për kalim vetëm në verë kur nuk ka ujë për të shkuar më shpejt në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakVuçiç: Perëndimi mbron më shumë pavarësinë e Kosovës
Artikulli tjetërBB konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët, paguajmë 2 miliardë dollarë taksa më shumë