6 Marsi, votë me mendje duke dashur me zemër qytetet tona

Ardit Gjinali

Rrufe-dekreti presidencial mbi të ashtuquajturat “të pjesshmet e 6 Marsit” nuk ishte asfare i tillë …i rrufeshëm ne qiellin e trazuar të politikës së ditës…rrufe-dekreti garanton mbajtjen ndezur të flakës së zjarrit së mbrujtur nga keq-përdorimi i emocionit njerëzor dhe zhgënjimit të demokratëve të zakonshëm…e tilla flakë që mban ndezur zjarrin ngrohës mbi pritshmëritë politike të aktorëve të tretë, jashtë familjes politike së demokratëve….zgjatime te dukshme dhe të padukshme të duarve në formë kthetrash që ngrohen përkohësisht në zjarrin e ndezur vatrës së demokratëve….zjarr që nuk pengon dot stinën e acartë politike të së ardhmes së afërt mbi të tillët faktorë që do të shndërrohen në aktorë për të vijuar subjektivisht pengimin e rrethanave objektive që parathonë ndryshimin.
Mbetet një tendencë e vazhdueshme në kohë për të prezantuar “6 Marsin” si një test politik….ngjashëm me një padurim negativ për të mprehur retorikën akuzuese të nesërmen ditë, retorikë helmuese që shërben si oksigjen për negativitetin dhe frymën e ndasisë…..përtej politikës, “6 Marsi” është një test për secilin komunitet lokal që përfshin zhvillimin e zgjedhjeve…test për reagimin qytetar ndaj një-partishmërisë në secilën hallkë të pushtetit vendor…ndaj arrogancës dhe keqqeverisjes….test për shndërrimin e bashkive në oaze të shërbimit qytetar duke hedhur poshtë mendësine e mbrapshtë të trajtimit të qyteteve si feude të satrapëve modernë….të të konsideruarit të qyteteve si monopole politike ku thirrja për shprehjen e vullnetit qytetar mbetet e tillë thirrje sepse ndryshimi ndalet nga ushtrimi i mekanizmave gjithëfarësh të shtet-pushtetit….” 6 Marsi “ mbetet një test lokal i pjesshëm në gjashtë bashki , të tilla të ndryshme nga njëra tjetra në kontekstin gjeografik, demografik, historik dhe politik, por mbeten të ngjashme në përfshirjen e elementëve të nëntokës që thirren nga shtet-pushteti për të shenjuar dhe deformuar vullnetin qytetar….elementë të nëntokës që aplikojnë kleringun elektoral për të ndihmuar dhe përmbushur synimet e të singjashmëve të tyre “mbi- tokë” të veshur me shije ku bardhësia e jakës nuk mbulon dot errësirën e pllakosur në secilin prej qyteteve, asfare energjitike….por të tillën errësirë të shpresës që rreket të shuhet , jo vetëm në bashkitë ku dekreti presidencial thërret shprehjen e vullnetit qytetar.
“Ra ky 6 Mars” dhe i njëjti apelon që vëmendja duhet të kthehet kah përpjekjeve të zëshme për një reformë të re administrative-territoriale….një reformë ndryshe ku territorialiteti të mos jetë si klasifikim politik , por si mendësi ndryshe për të ofruar shërbim qeverisës ndaj të gjithë banorëve duke zvogëluar hendekun qendër- periferi në kontekstin e standarteve dhe vëmendjes….secili faktor opozitar pavarësisht dallimeve duhet të bashkojë zërin prej të hënës së 7 Marsit për një reformë ndryshe dhe një decentralizim të vërtetë të kompetencave të pushtetit vendor …decentralizim që të mos përsëritet pështirësia e kërcënimit kryeministror për mbështetje të munguar të qeverisë qendrore ndaj komuniteteve që do të votojnë në përkatësi të ndryshme nga e njëjta e KryeKreut….foltorja e parlamentit duhet të kthehet në arenën e debatit të shëndoshë dhe presionit pozitiv për ndryshimin dhe miratimin e një reforme të re….i tilli mbetet borxhi moral dhe misioni shoqëror që Partia Demokratike ka ndaj qytetarëve të Republikës.
“6 Marsi” është një test moral dhe nuk duhet të kthehet në betejë politike….mbetet përpjekje opozitare për të vendosur themelet e ndryshimit të së ardhmes në një shtet të kapur në thuajse secilën qelizë institucionale.
Kandidatët e Partisë Demokratike në secilën prej gjashtë bashkive përfaqësojnë vlerat të arrira qytetare….”6 Marsi” është një përpjekje për ti kthyer qytetarëve qytetet përkatëse….vota për kandidatët e Partisë Demokratike përfshirë kandidaturën e Luan Hotit në Durrës është një votë me mendje të ftohtë duke dashur me zemër secilin prej qyteteve, përfshirë Durrësin e shumëvuajtur nga babëzia dhe arroganca qeverisëse.

Artikulli paraprakKomisioni Hetimor për Inceneratorët/ Jorida Tabaku: Procedurat, pronat dhe shkeljet financiare të gjetura nga KLSH, elementët kryesorë të hetimit për inceneratorin e Fierit
Artikulli tjetërAnëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Lefter Gështenja: Ja shkeljet e “Inceneratorit të Fierit”