Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Lefter Gështenja: Ja shkeljet e “Inceneratorit të Fierit”

 

Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Lefter Gështenja gjate fjales se tij ka listuar shkeljet e Inceneratorit të Fierit. Geshtenja gjate fjales se tij u shpreh se  mungesa e garës, mungesa e pjesmarrjes së kompanive të huaja, oferta konçesionare të pakërkuara jane disa nga shkeljet flagrante te evidentuara.

Sipas Geshtenjes pasi qeveria ka financuar kete  koncesion dhe ka kryer pagesa pa filluar dhe pa u mbaruar projekti si ne rrastin e  inceneratorit te Fier, po ashtu edhe per Tiranen, apo dhe ne Elbasanin.

FJALA E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, LEFTER GËSHTENJA

Faleminderit kryetare!

Une doja ta nisja me nje shqetsim edhe pse dje u miratua plani hetimor I ketij komisioni duke shtyre afatin edhe pse ky afat ishte afati ligjor 3 mujor. Do te propozoja qe afati I ketij komisioni te shtyhet minimum  me dy muaj per ti shkuar deri ne fund ketij  hetimi, nese  vertete do te bejme nje pune reale, pasi koha e percaktuar ne planin hetimor eshte e pa mjaftueshme per mbylljen e ketij procesi.

Besoj qe biem dakort edhe me koleget e mazhorances qe ne dje u nisem shkresa zyrtare disa institucioneve qe nuk na kane kthyer pergjigje nderkohe qe sot neser dhe pasneser ne mbyllim hetimin me gjetjet e shkeljeve nderko nuk na kane ardhur nje pjese e dokumentave te ketyre koncensioneve.   A eshte normale kjo ???

Pyetja ime eshte nese ne pergjigjet qe do marrim do kete shkelje te tjera cfare behet me to kush do ti shqyrtoje , pasi ne po mbyllim hetimin…???  Gjithesesi une mendoj qe ky komision duhet ta shtyje afatin minimum me 2 muaj te tjere per te patur nje pune te mire dhe reale te ketij komisioni.

Me materialet qe kemi patur ne dispozicion deri tani  nga ana jone eshte bere një analizë lidhur me konçesionet e inceneratoreve ku  shkeljet ligjore jane  lehtesisht te konstatueshme, te cilat jane pothuajse të përbashkëta ne te tre koncesionet e djegsave ose inceneratoreve kontretisht:

·      Mungesa e garës

·      Mungesa e pjesmarrjes së kompanive të huaja

·      Mungesa e nje  analize  vlerë/kosto

·      Kompani fituese të regjistruara në parajsa fiskale apo te krijuara pak dite para fillimit te procedures

·      Kontrata që favorizojnë totalisht kompanitë private

·      Kompani te lidhura ngushtë me pushtetin

·      Oferta konçesionare të pakërkuara

·      Risku nuk transferohet tek sektori privat

Dy arsyet kryesore qe nje qeveri duhet te zgjedh koncesionin/PPP si forme prokurimi :

·      eshte mungesa e financimit per ta bere projektin vete dhe

·      transferimi i riskut te privati.

Nderkohe qe koncesionet e qeverise Rama i shkelin me kembe te dyja keto parime.

Pasi qeveria ka financuar kete  koncesion dhe ka kryer pagesa pa filluar dhe pa u mbaruar projekti si ne rrastin e  inceneratorit te Fier, po ashtu edhe per Tiranen, apo dhe ne Elbasan.

Se dyti, per kedo qe njeh kontratat koncesionare eshte e qarte qe i gjithe risku i investimit bie mbi qeverine. Sepse qeveria ka dale garant ne institucionet financiare qe keto kompani private te kreditohen. Per me teper, qeveria mban mbi shpatulla te gjithe riskun e investimit sepse i garanton koncesionaret e inceneratoreve qe do ti paguaje nga Buxheti i shtetit neqoftese ata nuk arrijne bilance pozitive ne fund te cdo viti.

Shume e rendesishme qe ne tre kontratat eshte parashikuar hipotekimi I ketyre kontratave, per tu perdorur si garanci bankare.

Problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit.

Në të gjitha rastet, specifikat ligjore janë bërë me tendencë për të përjashtuar kompanitë e huaja dhe kështu të mundësojnë automatiksiht paracaktimin e kompanisë fituese. Te treja ofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projekte nuk janë pjesë të paketës strategjike të menaxhimit te mbetjeve urbane, duke  shkelur haptazi ligjin dhe procedurat për konçesionet dhe partneritetin publik privat.

Faktet jane tronditese nëqoftëse analizohen kompanitë që kane fituar kontratat konçesionare. Kompanitë që kanë paraqitur ofertat e pakërkuara për tre inceneratorët janë të regjistruara në parajsat fiskale, dhe janë kompani të krijuara vetëm pak kohe para fillimit te procedures, nuk kanë eksperiencë, nuk kane staf Teknik apo mjete per te realizuar keto koncesione. Drejtuesit Teknik  të këtyre kompanive rezultojnë të jenë individe pa eksperienca profesionale, pa eksperiencë në menaxhimin e kontratave private e jo më në menaxhimin e kontratave komplekse konçesionare qindra milionë euro. Natyrshëm lind dyshimi kush fshihet realisht pas këtyre kompanive.  Eshte lehtesisht e vertetueshme qe kompanitë fituese janë të lidhura ngushtë me pushtetin. Ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera me korrupsion të lartë si Shqipëria, këto kompani njihen për financimin e fushatave elektorale të partive politike dhe miqësinë e ngushtë me politikën.

Cfare ka ndodhur konkretisht me koncensionin e Fierit,

Shpallja e Koncesionit në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 28 datë 18 Korrik 2016.   Nderkohe kjo procedure duhet  të ishte shpallur me njoftim ndërkombëtar siç e kërkon ligji.

Kemi nje shkresë pa datë dhe muaj, me lëndë “Mbi domosdoshmërinë e mbylljes së venddepozitimit aktual të mbetjeve të ngurta urbane të Bashkisë Fier”, të Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve Publike, Gazmira Plesati.

Pas një muaji, në datën 25.11.2015 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) shpall urdhërin nr. 751 për ngritjen e komisionit të dhënies me koncesion/PPP të inceneratorit të Fierit (kërkuar MTM).

Janar 2016, Studim Ekonomiko – Financiar “Për ndërtimin e impiantit të përpunimit dhe venddepozitimit të mbetjeve urbane Qarku Fier” (nuk kuptohet cili është autoriteti që e ka kryer)

Maj 2016, Studimi i Fizibilitetit (nga dokumentacioni nuk kuptohet cili është haruesi i SF) edhe pse bonusin per kete projekt eshte fituar nga nje kompani tjeter e cila parashikon projektin ne nje prone shteterore qe nuk kishte nevoje per shpronesim.

Më shkresën nr. 5553 prot, datë 30.08.2016, Leftër Koka (MM) i ridërgon Arben Ahmetaj (MF) projektin për miratimin e procedurës së dhënies me koncesion/ppp, ku theksion se MM e ka parashikuar si projekt në Buxhetin Afatmesëm dhe vlerat përkatëse (nuk disponojmë shkresën e parë të MM drejtuar MF).

Në datën 08.09.2016, Arben Ahmetaj nëpërmjet shkresës nr. 8264/4 prot, datë 08.09.2016 i dërgon Ministrisë së Mjedisit se parimisht janë dakord dhe se pavarësist se sipas Studimit të Fizibilitetit pranohet se projekti është i përballueshmëm ekonomikisht, se realizimi i këtij projekti përbën prioritet dhe është në harmoni me politikat mjedisore, të menaxhimit të burimeve energjitike dhe rritjen ekonomike,  edhe pse shpreh dakortesine sërisht thekson se prioritare duhet të jenë:

1.      Kosto si pasojë e inflacionit dhe ndryshimit të kursit të këmbimit

2.      Marrja e miratimit nga MEI për përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike

3.      Marrjen e miratimit nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, me qëllim përballimin e riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve.

Deri ne kete moment keto kerkesa te Ministrise se financave nuk jane marre ne konsiderate

Në datën 03.10.2016 themelohet shoqëria Integrated Technology Ëaste Treatment Fier, si subjekt për qëllime të veçanta, nga shoqërita Integarted Technology Services në pronësi të Klodian Zotos dhe shoqërisë Energy 3 srl, përfaqësuar nga Ernesto Granelli, të dy të përfshirë edhe tek Inceneratori i Elbasanit.

Klodian Zoto si hartues i projektit tekniko – financiar, si sipërmarës dhe drejtues ligjor dhe Ernesto Granelli, administrator i shoqërisë Energy Recuperator (Inc. Fier, Elbasan dhe Tiranë), hartues i studimit teknik të impiantit dhe ralizuas i centralit të prodhimit të energjisë nëpërmjet kontratës me celësa në dorë me shoqërinë Albtek në Elbasan.

Në datën 24.10.2016 lidhje e kontratës koncesionare midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Integrated Technology Ëaste Treatment Fier

Kompania e cila kishte paraqitur kërkesën, Building Construction & Green Energy shpk. për një incenerator të tillë, ndonëse kishte fituar një bonus 10% për këtë ofertë të pakërkuar nga qeveria, çuditërisht nuk paraqitet në tender.

E vetmja kompani që paraqitet në garë pavarësisht se projekti ishte propozuar nga një tjetër kompani, e cila kishte fituar edhe bonusin prej 10 pikësh dhe që çuditërisht nuk hyn fare në garë, është fituesja e 28 mln eurove si bashkim operatorësh: “Integrated Technology Services & Energy 2”. Propozimi i ofertuesit, studimet, janë copy-paste atyre çfarë kishte paraqitur si propozim të pa kërkuar kompania propozuese. Që njëkohësisht shpallet fituese

Nëpërmjet shkresës nr. 5553/4, datë 24.10.2016, Alqi Bllako i degron Bashkisë Fier kopje kontratës koncesionare midis MM dhe Integrated Technology Ëaste Treatment Fier shpk.

Tre ditë pas përfitimit të kontratës koncesionare, në datën 27.10.2016 – shoqëria koncesionare njofton dhe kërkon miratim tek autoriteti kontraktor se shoqëria italiane, pjesë e ortakërisë është larguar, duke ia shitur pjesën e saj të aksioneve shoqërisë shqiptare “Ndërtim Montimi Patos”. Argumenti i shoqërisë në fjalë se është e zonja që të trajtojë mbetjet nuk është bindës.

Ligji kërkon që miratimi të merret nga autoriteti Kontraktor dhe Ministria e Financave. Asnjë dokument nuk provon dhënien e miratimit, për më tepër gjurmë që ministrit të financave t’i jetë kërkuar dhe ky ta ketë miratuar (Nuk ka një dokument as në Komision Hetimor).

6 ditë pas përfitimit të kontratës koncesionarë, në datën 31.10.2016, shoqëria koncesionare shet 10% nga kuotat e ITS dhe 20% e kuotave të Energy 2 Srl (pra gjithë aksionet e saj) kompanisë “Ndërtim Montim Patos”. (shënim: Kompania Ndërtim Montim Patos gjatë vitit 2016 ka pasur një xhiro vjetore prej 976 mln lekësh dhe një fitim të deklaruar prej 47.5 mln lekësh sipas bilanceve nga QKB. Kjo është vlera më e lartë e xhiros dhe fitimit nga kjo kompani që nga viti 2006 kur ka nisur deklarimet. Mesatarisht 352 mln leke xhiro në vit nga 2016 dhe 18 mln lekë fitim përpara taksimit në vit nga 2016-2021). Vlera e shitjes së 30% kuotave të shoqërisë koncesionare e cila ka përfituar një kontratë 28 milionë euro është 30.000 lekë ose 246 euro

SHKELJE:

Nuk  është kryer siç duhet planifikimi i projektit për manaxhimin edhe përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier

Palët e interesit janë konsultuar në mënyrë formale, si publiku, i cili ka qenë vazhdimisht kundër dhe institucionet zyrtare lokale të cilat nuk kanë dhënë mendimin e tyre profesional dhe nuk kanë përfaqësuesar publikun e tyre por projekti është vendosur për t’u zhvilluar pavarëssiht kësaj situate.

Nuk është hartuar në përputhje me strategjinë, kuadrin ligjor e rregullator të fushës kontrata me operatorin ekonomik.

Kontrata koncesionare është miratuar pa asnjë ndryshim me draft kontratën

VNM e thelluar është përgatitur jo sipas kritereve kohore që përcakton ligji por për një afat tejet minimal të 3 muajve duke përshpejtuar procedurat në mënyrë të pashpjegushme. Njëkohësisht Agjensia e Kujdesit Mjedisor ka lëshuar një VNM të “korruptuar” të inceneratorit pasi në të NUK përfshihen kuotat e emëtimeve që pritet të ketë kompania por kuoatat e meëtimeve të direktevës së BE.

Kontrata e nënshkruar nuk ka përcaktuar saktë mbylljen e afateve financiare nga ana e Koncesionarit.

Metoda e Landfillit me riciklim renditet si alternativa më e leverdisshme ekonomike më të lartë për t’u vënë në zbatim, pasi kjo metodë garanton të ardhura nga shitja e materialeve për riciklim dhe kompostim si dhe përfitime nga shmangia e dëmeve social mjedisore.

Sipas klsh Ministria e Mjedisit i është drejtuar zyrës së Avokatit të Shtetit (ASH) me një shkresë (nr. 971/4 protokolluar datën 6.10.2016) për “dhënie mendimi” për procedurën e zhvilluar nga Ministria e Mjedisit për Inceneratorin e Fierit. Bashkëlidhur  ka qenë dhe draft kontrata përpara se të nënshkrohet nga palët. Nga ana e zyrës së Avokatisë Shtetërore me një shkresë (nr 1183/1 protokolluar datë 20.10.2016) jepen mendime ligjore lidhur me disa nene të raft kontratës.

1.      Nuk  janë konsultuar institucionet zyrtare lokale si palë interesi publik para dhënies së lejes mjedisore.

–          Ka një mungesë mendimi dhe opinioni profesional nga institucionet lokale zyrtare në lidhje me këtë projekt. Ka një mungesë të studimeve mjedisore për vlerësimin e përzgjedhjes së alternativës më të mirë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga Bashkia Fier.

–          Përzgjedhja e metodës së incenerimit të mbetjeve është një metodë në kundërshtim dhe me Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve Urbane.

–          MTM si Autoritet Kontrkator të marrë masa për ndryshimin e Kontraktës Koncesionare duke përcaktuar si organin kompetetnt për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Gjykatën Administrative të Republikës së Shqipërisë. (shih mendimin e Avokaturës së Shtetit)

–          Ministria e Mjedisit dhe Turizmit si Autoritet Kontraktor të marrë masa menjëherë për të përcaktuar saktë Kontratën e Tenderit si PPP dhe jo koncesion

2.      Analiza e Kosoto-Përfitim

–          Nga dokumentet e vendosura në dispozicion nuk rezulton të jetë kryer ndonjë studim i cili të justifikojë faktin se pse janë kapërcyer tri hapat e para të parashikuara nga Direktivat e Komisionit Europian dhe Strategjisë Kombëtare të Manaxhimit të Mbetjeve (pra të përdoret riciklimi) dhe arsyet përse u vendos të ndërtohej një impiant incenerimi.

–          Metoda e landfillit me riciklim është alternativa më e mirë përsa i përket leverdisshmërisë ekonomike e cila respekton normat dhe standardet mjedisore kombëtare e ndërkombëtare.

–          Metoda e incenerimit është një metoda që ka nevojë për një sasi shumë të madhe mbetjesh që të mund të prodhojë më shumë energji dhe që mund të gjenerojë më shumë të ardhura. (pra duhet të importojmë plehra nga jashtë për ta bërë efektive)

–          Kostoja për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Fierit dhe Prodhimit të Energjisë është disa herë më e lartë se kostot që rezultojnë nga ndërtimi i impianteve të tilla në BE. Kosto e përllogaritur pasi ai ti kalojë në pronësi shtetit është 7.2 mln euro dhe për rrjedhojë kjo skemë e nxjerrë me humbje operimin e impantit.

–          Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka pajisur me Deklaratë Mjedisore projektin e Inceneratorit duke lejuar fillimin e punimeve për ndërtimin e tij por ka REFUZUAR miratimin e të njëjtës deklaratë për Landfillin ku do depozitohet hiri i mbetjeve të djegura në impiant.

–          Bashkia Fier nuk është shprehur për këtë PPP

–          Sipas KLSH Landfilli me riciklim do të ishte me një përfitim monetar 32.39 mln euro (plus më i dobishëm për mjedisin) ndërsa Incenerimi është me humbje 3.2 mln euro dhe më i dëmshëm për mjedisin. Kostoja e incenerimit kur im

Artikulli paraprak6 Marsi, votë me mendje duke dashur me zemër qytetet tona
Artikulli tjetërAnëtarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Dhurata Çupi bën publike panoramën e skemës së Inceneratorit të Fierit: Është punuar me një shpejtësi akute nga ministritë e linjës për procedurat e koncensionit.