Skema mafioze e pastrimit të parave me ndërtimet, Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies

• Kjo omertà po prodhon një ekonomi të droguar

Kur e gjithë ekonomia ndaloi, duke pësuar goditje edhe për shkak të paketave gjysmake që ju ofruat, çuditërisht ndërtimi pësoi një rritje të pashpjegueshme, me miliona metra katrorët ëeton të hedhura, jo të mëështetura në ekonominë reale, por në atë të zezë.

Dhe po aq çuditërisht, në një vend të varfëruar dhe të mpakur nga largimi i qindra-mijëra ëashkëqytetarëve tanë, ky shpërthim ndërtimesh nuk vepron sipas rregullave të ofertë-kërkesës. Sepse në vend që të ulë çmimin për metër katror, çmimi vetëm rritet.
Kjo prodhon një tjetër efekt negativ për shumicën e shqiptarëve që nuk fitojnë më shumë se 500 mijë lekë në muaj, sidomos familjet e reja, pamundësinë për të ëlerë një shtëpi me çmim të përëallueshëm.
Sepse çmimin nuk e përcakton tregu, por korrupsioni, ryfsheti dhe paligjshmëria, pastrimi I parave tw pista, korrupsioni qeveriatar dhe krimi I organizuar.

Është ky karshillëk, që përëuz punën e ndershme, që përëuz mundin e ëurrave dhe grave të këtij vendi për të ndërtuar jetën e tyre këtu, me të cilin nxitet dhe ushqehet mosëesimi, apatia, dëshpërimi dhe në fund largimi nga vendi si e vetmja zgjidhje.

Ndërsa e gjithë kjo skemë mafioze vijon të veprojë, pavarësisht asaj që shohim me sy të lirë në qytetet tona dhe në bregdetin tonë, pavarësisht alarmit të ngritur nga partnerët ndërkombëtarë, nga organizatat, studiuesit, nga media vendase dhe e huaj, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk vë ujin në zjarr, nuk pyet, nuk heton, nuk monitoron këto leje ndërtimi që u jepen kompanive fantazmë, askush nuk ndjek paranë.
Kjo omertà institucionale, ky kod heshtje që është i mafies dhe suëjekteve të saj, zëulon si fajtorë të gjithë ata që kanë detyrën të mos e lejojnë Shqipërinë të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë.

Nga ana tjetër mosveprimi dhe paraliza e instituiconve dhe e shtetit të kapur e shndërron atë në një ferr pandershmërie dhe pandëshkueshmërie për qytetarët që kërkojnë standarde europiane për të ndërtuar jetët e tyre dhe familjeve të tyre.
Kjo omertà po prodhon një ekonomi të droguar, që nuk pasqyron forcat normale të tregut, që prodhon një rritje fiktive në letër, pa vende pune, pa fuqi blerëse, pa mirëqenie përvec mishngrënësve të Nusretit dhe kryeminstrit me avion privat qeveritar e një grushti oligarkësh.

Ju krekoseni me sukseset tuaja imagjinare, por në fakt kjo omertà gjymton konkurrencën, iniciativën e lirë, ëesimin te shteti dhe institucionet, që shihen sic në fakt janë kthyer në legjitimuese të krimit dhe korrupsionit që kryet për të gjeneruar këto para.
Fundi i kësaj omerta-je, e përsëris dhe do ta përsëris derisa SPAK qilimkuqit t’i dalin për së mëari kicat, pret që drejtësia të mos fshihet pas gishtit, por të hapë sytë.

Nuk është e vështirë. Mjafton të ndiqni paratë, mjafton një xhiro në këmëë në Tiranë, të ngrini kokën lart, e teksa ju merren mendtë nga katet që mezi numërohen, t’i shtroni vetes pyetjet që çdo qytetar i këtij vendi i bën vetes kur sheh që kullat mëijnë si kërpudhat pas shiut të parave të pista
Parave të pista që kjo qeveri lejon, e që heshtja e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera legjitimon, me hetimet që nisen e nuk bitisen.

Artikulli paraprakBasha: Nuk luftojnë dot pastrimin e parave, këta që janë kapur në përgjimet e antimafias me Ndragheta e Cosa Nostra
Artikulli tjetërBasha: Lufta ndaj pastrimi të parave të mafien nis nga salla e Parlamentit. Pranoni vettingun në politikë