Sadik Bejko: Imazhi i Ramës shtetar është gangster i paskrupullt, mujshar

Nga Sadik Bejko

Kryeministri shqiptar, Rama një exibicionist, një cinik, gojështhurur, përçmues, satirist i pashembullt në tërë historinë e shtetit shqiptar, kur
bën nënë Terezën, del në aeroport e pret refugjatë Afganistani në mesnatë, mua më bën për të vjellë.

Imazhi i Ramës shtetar është gangster i paskrupullt, mujshar… Por sidomos përçmues me gjithë ata në hall në nevojë. Emigrantët tanë, shqiptarët ikanakë, shpesh na i kanë kthyer nga Europa me urë ajrore.Atëherë kur si numur e kemi tepëruar.

Por, edhe kur ka qenë gazetar, edhe si ministër a si kryebashkiak, E. Ramën nuk e kam parë kurrë të vihet krahë tyre. Kjo… se nuk është në natyrën e tij të jetë në anën tragjike…të ndonjë fenomeni…fenomeni të tillë si emigracioni.

Nuk bëhen krahasime të refugjatëve tanë drejt Europës me anije vdekjeje nga Shqipëria nëpër La Mansh. Nuk bëhen krahasime me refugjatët nga Kosova nën kosën e Milosheviqit, ( në Telaviv i priti Netanjahu)
as me refugjatë nga Siria (në Gjermani i priti Merkel).

Mos vallë afganët që po vijnë nga Kabuli janë ndryshe? Këta na qekan refugjatë luksi, ojfista, zyrtarë, gazetarë… I presin kryeministra, ambasadorë, vijnë me çarter.. Ho ho. Këta ia vleka t’i presësh në aeroport, t’i çosh në plazh. Hu hu..
Refugjatë luksi…

Këta na e bëkan engjëll për dy ditë dhe Kryeministrin puthador Rama…atë Ramë që në 363 ditët e tjera të vitit do t’i pëlqejë të jetë djall. Vetëm djall.
Mos na hidhni hi syve.
Kryeministrin ynë nuk shquhet për ndjenja aristokratike dhembshurie.

Ne jemi një popull që ende djemtë na shkojnë refugjatë të paligjshëm në barkun e zi të anijeve oqeanike. Nuk besoj se po arritën gjallë, andej i presin ambasadorë, bashkiakë, kryeministra. Mos më merrni kundër azilimit të afganëve. Azilin i njerëzve që po nuk i mbartën, u ikën koka…

Me gjithë zemër, me gjithë mendjen time jam që këta afganë të mjerë, të marrin azilin në vendin tonë. Të mos braktisen më thonjtë e atyre që i presin e i therin.

Por kjo le të bëhet pa shumë zhurmë politike… t’i presim si gjithë qeniet që janë të rrezikuara në vendin e tyre, si gjithë gjindja në nevojë atje e kudo qoftë. Në këtë botë për nevojtarët ne shqiptarët le të jemi një strehë… modeste. Si mundësitë tona.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e zyrtarit të Bashkisë: Drejtoresha e Veliajt bleu vota për Fatmir Xhafajn në zgjedhjet e 25 Prillit
Artikulli tjetërFaqja e pare