Shuhet legjenda e boksit shqiptar  

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi.

Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite burg për agjitacion dhe propagandë në vitin 1979, teksa Shqipëria ishte nën kthetrat e regjimit komunist.

Ai kishte qenë për vite me radhë dhe komentuesi i ndeshjeve të boksit, ndërsa jetonte në Tiranë së bashku me familjen e tij.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë i biri, Ahmet Golemi, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

“Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Golemi mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’, si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Me babanë nga Golemi dhe nënën nga Gjirokastra, ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Burrel, ku edhe jetoi deri në vitin 1943, ndërsa më pas u shpërngul me familjen në kryeqytet.

Ai është i njohur po ashtu edhe si shkrimtar.

Ahmet Golemi ish-gazetar sportiv dhe ish-boksier, gjatë regjimit komunist, u dënua me 5 vite burgim për agjitacion e propagandë, pasi siç ka rrëfyer vetë, festoi një nga fitoren e Muhamed Ali. Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit. Golemi u dënua me burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar fitoren e Ali.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërMasakra zgjedhore/ Pas paraqitjeve të provave nga PD, KAS vendos për hapjen e kutive vetëm në 24 qendra votimi në Berat