Alizoti: Vetëm pak metër larg qendrës, realiteti në Berat nuk ka kurrfarë lidhjeje me propagandën në 3D

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti vijon takimet elektorale me banorët. Ai është njohur me hallet dhe shqetësimet e banorëve për situatën e rëndë që po kalojnë.

“Vetëm pak metër larg qendrës, realiteti në Berat nuk ka kurrfarë lidhjeje me propagandën në 3D.

Varfëria është evidente, mjerimi i prekshëm. Ka mungesë në infrastrukturë dhe investime jetike.

Qytetarët jetojnë realen, pushtetarët e sotëm virtualen.

Më 25 prill do ta kthejmë qeverisjen në të mirë të njerëzve dhe të komunitetit”, shprehet Alizoti.

2 30

3 18

4 15

Artikulli paraprakVideo/ Rrugës për në Korçë, Basha pritet me entuziazëm e brohoritje në Pogradec
Artikulli tjetërBasha në Korçë: Kurrë s’kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat tuaja, ju po i prini ndryshimit!