Taulanda Jupi me studentët: Largimi nuk është zgjidhja! Qëndresa është!

Kandidatja e PD për deputete në Tiranë, pedagogia Taulanda Jupi, në fushatë po dallon për mënyrën ndryshe të artikulimit… Kjo konstatohet edhe tek risitë që ajo sjell gjatë takimeve me të rinjtë në fushatën elektorale. Tek Taulanda miksohet arti dhe poltika, qytetaria dhe profesionalizmi.

Së fundmi znj.Jupi ka realizuar një takim me studentët e Universitetit të Arteve ku u drejtohet me një thirrje: Largimi nuk është zgjidhje, qëndresa është!

Postimi në Facebook

Të dashur studentë VOTONI sot për ndryshimin.

Me votën tuaj bëhuni ju lajmëtarët e një të nesërme tjetër, e një të ardhme më të mirë.

Bëhuni ju ata që zgjidhni të qëndroni e përpiqeni të ndryshoni atë që duket e pamundur, me energjinë, besimin dhe vizionin tuaj.

VOTO ZGJIDH NDRYSHO !

VOTO programin që në qendër ka rininë!

Ju e dini e vërteta është arma më e fortë që kemi, ajo e vërtetë sot duhet parë në sy  Largimi nuk është zgjidhje, qëndresa është!

VOTO Partia Demokratike

 

Artikulli paraprakInspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba. Llixhat e Elbasanit në krizë! Bardhi: Jemi në betejë për të kthyer normalitetin
Artikulli tjetërVideo/ Rrugës për në Korçë, Basha pritet me entuziazëm e brohoritje në Pogradec