Ekspertja Liljana Ramasaçi në pak sekonda tregon se si do të garantohet furnizimi me ilaçe cilësore për shqiptarët

SHPJEGIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDRTËSINË, #SHQIPËRIAFITON NGA EKSPERTJA, LILJANA RAMASAÇI

– Liljana Ramasaçi është eksperte e shëndetësisë dhe ka punuar sëbashku me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe ekipi e tij për hartim e programit për shëndetësinë, #ShqipëriaFiton. Në pak sekonda ajo na tregon se si do të garantohet për shqiptarët furnizimi me ilaçe cilësore i shqiptarëve dhe ilaçet e duhura që japin efekt për pacientët.

Jona: Përshëndetje Liljana! Mamaja ime paguan çdo muaj 5.000 lekë shtese ilaçe nga receta e mjekut. Me programin tuaj çfarë do të ndryshojë?

Liljana Ramasaçi: Fillimisht nëpërmjet reformës në shëndetësi ne do të garantojmë fillimisht sigurinë dhe cilësinë e barnave për mamanë tuaj.

Ne do të hartojmë protokollet e mjekimit për çdo sëmundje, që do të thotë barna bashkëkohore dhe të sigurta të cilat do të rimbursohen nga sigurimet shëndetësore.

Në këtë mënyrë, mamaja juaj nuk do të paguajë asnjë shtesë për mjekimin e saj cilësor dhe të sigurt.

Mos harro më 25 prill, Shqipëria fiton shëndetësinë.

Artikulli paraprakI jepet lamtumira e fundit kryetarit të PD Sarandë
Artikulli tjetërKastriot Sulka tregon se do rriten pensionet për 650 mijë pensionistë me angazhimin e Bashës si kryeministër pas 25 prillit