Aktivistja publikon mesazhet: Nëse keni probleme me bashkinë, jua zgjidh Dritan Hila në feisbuk

Nga Elona CASLLI

Kinostudioja “Shqipëria e re” veç videove live të prodhuar nga kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri i Shqipërisë, e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në statuset në feisbuk.

Krejt “”””rastësisht”””” gazetarit të “”””pavarur”””” Dritan Hilës do t’i mbërrinte një mesazh lidhur me një problem në një fshat.

Po aq “”””” rastësisht””””” qëllon që Hila e njeh kryebashkiakun Pjeriun Ndreu që mbulon këtë fshat.

“””””Rastësia”””” kulmon kur Dritan Hila, ky qytetar model dhe i pavarur, vendos ta sinjalizojë Pjerin Ndreun me anë të një statusi në feisbuk duke e komplimentuar këtë të fundit si njeri të punës dhe jo të llafeve.

Ndonëse i lëçituri Hila fjalinë e fillon me – “I nderuar” e përfundon me “””hidhi një sy.”

Hyrjen e kemi me regjistër zyrtar dhe daljen me regjistër familjar.

“””””Rastësia”””” shpërthen kur Pjerin Ndreu përgjigjet menjëherë dhe jep dy premtime njëherazi. Ai jo vetëm që premton se do të zgjidhë problemin në fshat, por premton që do të bëjë edhe rrugën në këtë fshat.

Dhe si në filmat e realizmit socialist me fund të lumtur, populli mirënjohës falenderon partinë.

Pyetje nga salla-

1. Kushdo që ka një problem me bashkinë në qytetin përkatës, duhet t’i dërgojë mesazh gazetarit “””të pavarur””” dhe qytetarit “””model””” Dritan Hila?!
Ky i fundit e zgjidh duke i fishkëllyer në feisbuk kryebashkiakut të qytetit dhe gjithçka zgjidhet.

2. Përse paguhet stafi në bashki kur zyra e ankesave është në feisbuk?!

3. Pse duhet të ketë zyra në bashki, ku protokollen shkresa dhe paguhen njerëz, kur një status feisbuku zgjidh gjithçka?!

Qytetarit “”model””” dhe gazetarit “””të pavarur”” Dritan Hila, i kujtojmë faktin se feisbuku nuk është institucion dhe ajo çka Hila dhe Pjerin Ndreu përpiqen të na e servirin si punë, është në të vërtetë një mosnjohje e plotë e anatomisë dhe gjuhës institucionale dhe një propagandë e fëlliqur.

Post Scriptum- Ndonëse gazetari i pavarur vetëshpallet njeri i lëçitur, bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që e fillojnë fjalinë me “”ju”” dhe e mbarojnë me “”ti”.

139370940 1273938036324077 4107158509550379654 n

Artikulli paraprakBasha kujton viktimat e masakrës së Reçakut: Drejtësi që historia mos të përsëritet
Artikulli tjetërVideo/ Qeveria në gjumë, Bashkia hesht! Ish-deputetja: Disa familje në Torovicë në rrezik për jetën!