Surrel News-Haberet e Surrelit!/ Rama fsheh origjinën e vaksinave dhe çmimin, reagon Berisha: Hej milet! Nuk duhet te dini asgjë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama pasi ky i fundit nuk e tregoi origjinën e vaksinave që kanë ardhur nga jashtë shtetit. Rama ka dhuruar show gjatë komunikimit me gazetarët duke iu shmangur pyetjeve se, nga kanë ardhur vaksinat dhe sa kushtojnë.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, transparenca për qytetarët është po aq e dëmshme sa dhe vetë Covid-19!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Surrel News-Haberet e Surrelit!

Breaking!

Lajmi i parë: Dje mbasdite mbërritën në Shqipëri vaksinat anticovid.

Lajmi i dytë:Hej milet! Nuk duhet te dini asgjë nga, si dhe tek erdhën. Mos pandehni se ato janë Biontech-Pfizer, Astra-Zeneca apo Moderna, ruse apo kineze dhe ju nuk ka çfarë ju duhet fare origjina e tyre, ajo është top sekret apo Surrel Vaksinë.

Transparenca për ju është po aq e dëmshme sa dhe vetë covid19!

Lajmi i tretë:Për shkak të moshës, plakjes së parakohshme krejt më të parën do ta bëjë vetë! E meritoj! Surrel Vaksinë!

Lajmi i fundit: Kaq dhe e keni tepër, për gjithçka më shumë, ndiqni mediat e lëpirësve të Sulltan Surrelit, të Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Ballës. Ato ju thonë ju ato që unë nuk mund t’i them!

auto ramamanastirliu1610365244

Artikulli paraprakKushëriri i sh-minitrit të Ramës i dënuar me 15 vite burg për trafik droge arratiset nga Italia
Artikulli tjetërShkodra në situatë kritike! Shtëpi të izoluara nga uji, rrugë të bllokuara, 1823 ha tokë e përmbytur! Qeveria në drejtim të paditur