Pse u bllokua sondazhi që nxirrte fituese opozitën? Berisha: Edvini me censurimin e sondazhit kapet si i mbyturi në fijen e barit!

Këto ditë po flitet shumë në median sociale për një sondazh të paralajmëruar nga ABC Neës, por që më pas nuk u transmetua. Sipas burimeve, sondazhi nxirrte fituese opozitën me një difertencë të thellë me mazhorancën e sotme, ndaj u censurua. Për më tepër, ai duhej të publikohej në të njëjtin televizion ku gazetari pranë Edi Ramës, Baton Haxhiu, kishte publikuar një sondazh personal për fitoren e Ramës.

Për këtë ngjarje ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se, Edvini me censurimin e sondazhit kapet si i mbyturi në fijen e barit!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvini me censurimin e sondazhit kapet si i mbyturi ne fijen e barit!

Miq, urrejtja e fuqishme mbarpopullore ndaj Edvin Hajdutit dhe regjimit te tij pasqyrohet tashme kudo ne sheshe, rruge, shkolla, klasa, ndeshje sportive, dyqane, pube, spitale.

Ajo pasqyrohet ne ekranet televizive, mediat sociale, statuset, postimet, videot, memet ne te cilat ai paraqitet si personi me negativ me i urryer i hapesires mediatike dhe asaj virtuale.

ERTV-et e Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe Tualeti i Kol Balles per shkak lepirjes qe i bejne figures se tij nga mengjesi deri ne darke 24/7 thirren tani rendome ansambli “neveria” kurse pronaret e tyre ansambli “lepirja”

Nje sondazh i porositur tek kompania izraelite me serioze dhe i bazuar ne tekniken me te sakte ate te “in depth intervieë” e nxjerr Edvinin ne çdo kombinim dhe çdo variant absolutisht te pashprese dhe 100% te humbur.

Ne te gjitha kombinimet e mundshme Opozita e Bashkuar merr ne zgjedhjet e ardhshme nga 10 gjere ne 13 deputete me shume se Edvini dhe narkoqeveria.

Ky sondazh ishte paralajmeruar me nje spot per oren qe do te transmetohej nga ABC Neës. Por Edvini njelloj si i mbyturi qe per te shpetuar kapet edhe ne nje fije bari, ne nje akt censure staliniste ne nje kohe kur publiku kishte ngulur syte tek ekrani per te ndjekur rezultatet e Sondazhit, transmetimi i tij si kurre ndonjehere ne 30 vite u anullua.

Per me shume hollesi per kete zhvillim dramatik te pashembullt ne historine e censures qe tregon se Edvin Hajduti po mbytet ne ujrat e Lanes, ju sugjeroj te lexoni kroniken e meposhtme te gazetarit te mireinformuar me kete ngjarje. sb

https://lapsi.al/…/misteri-pse-nuk-u-transmetua-ne-abc…/

Artikulli paraprakHoxhaj vlerëson Bashën për kontributin e madh ndaj Kosovës!  
Artikulli tjetërTabaku tregon kush ishte ngjarja më e keqe në vitin 2020