“Palaço, sharlatan…” gazetari shpërthen ndaj Ramës dhe zbardh mesazhin e plotë për Mihajloviçin

Adriatik R. DOSTI

Do te isha i pa drejte dhe rracist e cinik nese Sinisha Mihajllovicin do ta gjykoja vetem permes njeres ane te medaljes …ate te antishqiptarit te terbuar e nacionalistit extrem e te rrezikshem serb apo edhe mikut te ngushte te krimineleve e kasapeve sadiste te Ballkanit …Milloshevic, Mlladic. Karaxhixh, Sheshel , Arkan , Vucic etj etj …
Po keshtu nuk do te ishte aspak njerezore nese duke perzjere kaq piset sportin me politiken te lusja fjala vjen nje shendet te perkeqesuar te tij apo qofte edhe vdekjen e tij sikurse ka bere shpesh ai vete ne deklaratat e tija publike kunder bashkekombesve te mij te Kosoves.

Une di ta dalloj e ta ndaj fort mire Mihajllovicin si nje nga futbollistet me te mire serb te viteve 90 si ne Serbi po ashtu edhe ne Europe e kudo qe ai luajti e shkelqeu me talentin e tij te spikatur tek Crvena Zvezda , Roma, Lacio, Sampdoria etj …po keshtu edhe si nje nder nacionalistet e eger dhe extrem qe e perzjeu karieren e tij brilante sportive shume piset me politiken kriminale te vendit te tij duke humbur goxha reputacion brenda por edhe jashte ambienteve sportive….
Eshte po ky Mihajllovic qe organizoi protestat e fuqishme te komunitetit serb ne Rome perpara Ambasadave te USA e Anglise duke kerkuar dhunshem ndalimin e bombardimeve

te NATO-s ne ish Jugosllavi…eshte po ky Sinisha qe sponsorizoi striccionet nacionaliste serbe ne shkallet e stadiumit te Romes ne te cilat shkruhej …vdekje shqiptareve….Kosova eshte Serbi…ndaloni bombat mbi Beograd etj etj …
Sikurse eshte po ky Mihajllovic qe gjate kohes qe Nato bombardonte me te drejte vendin e tij agresor …ne menyre demonstrative e ne forme proteste te hapur publike luante ne cdo ndeshje me shirit te zi ne krah.

Nuk ka asgje te keqe te mbrosh e ti dalesh ne krah vendit e popullit tend perkundrazi eshte patriotizem qe meriton kurdohere respekt …por ti dalesh ne krah e te mbrosh krimin, sadizmin, barbarine….vrasjen e femijeve e pleqve, perdhunimet shtazarake, djegjet, vjedhjet, grabitjet, plackitjet masakrat masive , genocidin e shovinizmin ne mes te Europes se shekullit te 20 …kunder nje vendi e nje popullsie krejtesisht te pa fajshme e te pa mbrojtur …sic beri me se shumti Mihajllovici….kjo eshte teresisht e pa pranueshme e pa faleshme , e pa tolerueshme dhe krejtesisht e denueshme… nga cdo lloj llogjike e kendveshtrimi.

Ndaj ne kete aspekt, nen kete llogjike e ne kete kendveshtrim …mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama derguar serbit ultra nacionalist e antishqiptar Sinisha Mihajllovic eshte thjesht neverites e shume poshterues per ne shqiptaret si komb e si popull.

…Numrin tend ma dha nje miku yne i perbashket…Aleksander Vucic …i shkruan Rama – Sinishes ne mesazhin e tij te cilin e beri publik vete ish futbollisti serb ne promovimin e librit te tij autobiografik.

…Une gjithmone kam qene nje adhurues i madh i yti …edhe atehere kur luaje tek Sampdoria e te madhit Vujadin Boshkov…[upssss ja ku na doli edhe nje tjeter serb i adhuruar prej Rames sone gjakprishur.

Dhe ne fund …fjalia mbyllese e mesazhit qe kryeministri shqiptar i
dergon Mihajllovicit eshte i thelle e trondites vertet teksa i shkruan se…ky mesazhi im Sinisha nuk eshte per te te merzitur ty e nuk eshte nje lloj mesazhi rutine qe tipat kokeforte si ty nuk i durojne dot….por eshte nje mesazh i admirimit tim Antik per TY.

Pra paska edhe Anticitet e rrenje shume te thella miqesia e adhurimi i gjakprishurit Rama me kriminelet serbe e me shtetin me kriminal ne Ballkan ….
Pare ne nje kendveshtrim tjeter …edhe disa prej yjeve te tjere te sportit serb me fame nderkombetare kane ndjekur te njejten rruge ne mbeshtetje e ne perkrahje publike te nacionalizmit extrem kriminal te vendit e te politikes se tyre …duke fyer rende shqiptaret, kroatet e boshnjaket qe duket se nuk u ngopen qe i lane ne gjak por kerkojne tashme edhe ti poshterojne e perdhosin rende deri edhe ne historine e tyre kombetare.

Te njejten gje si Mihajllovici kane bere me pare edhe Dragan Xhaici i famshem qe sot ka fituar pothuajse urrejtjen e te gjitheve madje edhe nga brenda Serbise se tij…po keshtu ka vepruar edhe Vllade Divaci qe luante ketu ne USA ne NBA e famshem derisa shtypi e media amerikane e pyeti nje dite publikisht se…Vllade je ketu per te luajtur e per te bere kosha apo per te ndaluar bombat e raketat e Natos kunder vendit tend…nese eshte keshtu …ik vishu ushtar e shko ne lufte …turp per ty qe po mbron nje rregjim kriminal.

Nderkohe njihet boterisht edhe tenisti i famshem serb prej Mitrovice…Novak Gjokovic per qendrimet e deklaratat e tija kontraversiale e teresisht Ustashe , ultranacionaliste e antishqiptare aq sa ne Melburn dy vjet me pare desh e pesoi keq fale koketrashesise se tij e gojes -corape qe duket se do ta marre ne qafe pasi si shume po i ngaterron Raketat e tenisit me Raketat e luftes.

Ndaj dhe tek lexoja mesazhin e Rames per Mihajllovicin mu duk njesoj si deri dje teksa shihja ne tv ato turmat agresive serbe qe protestonin para gjykates ne Hage per lirimin e pafajsine e Milloshevicit e qe kerkonin edhe lirimin e Mlladicit, Karaxhicit e Sheshelit.

Mu duk njelloj si ata tifozet e pa numert ne stadiumin e Beogradit qe ende vazhdojne te veshin bluza ku eshte e stampuar fytyra e kriminelit te urryer Arkan…. mikut te ngushte te Mihajllovicit.

Eshte po ky Edi Rama qe pak vite me pare c’nuk beri qe ne ndeshjen e kthimit ne Elbasan mes Shqiperise e Serbise te kishte me shume police se sa tifoze vendas shqiptare ne menyre qe serbeve te adhuruar te tij te mos ju ndodhte asnje lloj provokimi a gjeje e keqe ne token shqiptare …edhe pse bota vazhdonte te ishte e tronditur nga ato pamje kafsherore qe kish pare mbremjen e atij 14 tetori te zi te 2014 ne stadiumin sketerre te Beogradit.

Madje ishte po ky Rame qe ftoi edhe nje grup te rinjsh serbe qe te ishiun te pranishem ne ndeshjen ne fjale ne Elbasan dhe i beri madje edhe ftese Aleksander Vucicit te vinte nen kujdesin e mikpritjes se tij …e ta shihnin ndeshjen te dy bashke.,..
Eshte po ky Rame qe me harta ne dore e se bashku me Vucicin, Thacin e Batonin ju versulen Kosoves si Cakejte- Prehes per ta shqyer, ndare e coptuar.

Eshte po ky Rame qe vajti ne Beograd e u perqafua e u puth me Vucicet e kriminelet e antishqiptaret e tjere te terbuar reth tij…eshte po ky Rame qe e priti ish ministrin kriminel te Milloshevicit e sot Presidentin e Serbise- Vucicin me tapet te kuq ne mes te Tiranes e me pas drekuan me karkaleca deti e me vere Bolonje ne Durres.

Eshte po ky psikopati e antishqiptari yne fatkeqesisht kryeminister qe na ka nxjerre bojen e na ka turperuar e injoruar si komb e si popull kudo qe ka shkelur….. here me brekushe…here me kollare me Yll te kuq komunisto-bolshevik …here me kostum e me atlete …e here duke i kenduar O Sole Mion kriminelit serb Ivica Dacic …e here duke u perqafuar ngrohtesisht e si askush tjeter me Bernabicin qe i quan shqiptaret shpellare te posa zbritur nga Malet.

Eshte po ky Rame qe u vendosi shqiptareve Traun ndares ne kufirin e tyre falls shqiptaro-kosovar gje qe nuk do guxonte dot ta bente as serbi…eshte po ky Rame qe hodhi ne gjyq kryeminstrin e Kosoves Ramush Haradinaj pasi me pare e kishte kercenuar e shantazhuar te hiqte Taksen kunder Serbise.

Eshte po ky Rame qe kerkon me cdo kusht te nxjerre serbet ne Adriatik ndaj dhe ju premton publikisht nje cope port ne Durres …
Eshte po ai Rame qe se bashku me Vucicin e Zaevin maqedonas po kerkojne qe permes Minishengenit te tyre te fandaksur ballkanik
ringjalljen e ish Jugosllavise ne kurriz te Shqiperise e Kosoves.

Eshte po ky kryeminister i yni palaco e sharlatan qe ne Vjene ne menyren me karagjoze te mundeshme i hipen motorrit te eskortes policore shteterore austriake qe e shoqeron ate si Kryeminister te Shqiperise ….sikurse po ky Rame i hipen Carterit e shkon te ndjeke ne Itali ndeshjen e Juventusit te tij te preferuar e si nje adoleshent aguridhe madje zbret edhe ne fushe e i kerkon Ronaldos bluzen e tij me autograf ….duke harruar se cili eshte e cfare perfaqeson.

Eshte po ai Rame qe argetohet me fatkeqesine e dy vogelusheve jetime shqiptare qe Termeti i la pa prinder e pa shtepi dhe ai si antinjeri i lindur qe eshte gjen kohen e ben Show me fatkeqesine e tyre duke i cuar te takojne Cristianon e Buffonin…
Eshte po ky lloj palacoje e sharlatani qe Erdoganit i thote Efharisto e Micotaqit i kthehet me Hejvalla …etj etj …bema e gjema te turpeshme te tijat pa fund.

Ndaj mos u cuditni hic fare qe Ramo-Vici yne i paska derguar nje mesazh Mihajllo-Vicit serb …permes numrit qe i dha miku i tyre i perbashket Vucici kriminel!

Cudituni e ndihuni te gjithe ne faj per ate se si ka mundesi qe nje Monster e tille antishqiptare ka vite qe eshte e vazhdon te jete ne krye te politikes se atij vendi dhe me keq akoma ka vite qe eshte ne krye te shtetit e te qeverise shqiptare dhe mos o zot serisht po kerkon edhe nje Mandat tjeter per t’ju nxire edhe me shume se ju ka katranosur e nxirrosur e bere sterre e pis sa me s’ka si komb e si popull…

Artikulli paraprakSkandal, Rama ligj për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve, Meta e kthen mbrapsht
Artikulli tjetërBasha vlerëson mjekët: Kurs katastrofik i menaxhimit, Prokuroria s’heton manipulimin e numrit të viktimave