Dash Shehi: Shteti ka rënë në gjunjë! Shqiptarët nuk po jetojnë në një vend normal në qeverisjen e Ramës

Kryetari i LZHK, ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në ‘A Show’, ka folur për situatën politike në vend dhe jo vetëm. Sipas Shehit, situata ekonomike është përkeqësuar gjatë qeverisjes së Ramës dhe shqiptarët nuk po jetojnë në një vend normal.

Krasta: Kryeministri Rama ka kërkuar 800 mijë vota, a është kërkesë realiste?

Shehi: Kjo është pjesë e propagandës! Para zgjedhjeve kjo është për të mbajtur rreshtat e shtrënguar. Kur mbaron mandati i dytë zgjidhen rrestat e atij në pushtet. Bëhet gati pala tjetër. Zullumet janë shtuar, pakënaqësia në rritje etj. Këto nuk ndodhin se është Rama, por kështu ndodh normalisht kur mbaron një qeverisje. Plus kësaj shtoji dhe qeverisjen Rama.

Krasta: Njerëzit nga Shqipëria që kanë ikur janë 500-600 mijë vetë, po bëhet fjalë për t’i mbushur mëndjen të njëjtit grupim potencial njerëzor në Shqipëri. Gara do jetë më e fortë. E keni të vështirë të përconi mesazhin e duhur në veshët e mbyllur me dyll, dhe një pjesë e popullit është mpirë.

Shehi: Një pjesë aktive e popullatës nuk është mpirë por është larguar. Kjo bën një lloj heshtje në ambientin elektoral. Kjo është negative për ne. Por pakënaqësia është në rritje, dhe ka shumë dëshirë për ndryshim. Ne do të arrijmë të fitojmë të madhe, jo si zhurma e Ramës, por me shuplaka të mjaftueshme për të arritur ndryshimin.

Krasta: A nuk duket apsurde që 1 milion shuplakat të godasin të dyja fytyrat?

Shehi: Nuk kam besuar te këto 1 milion shuplakat! Vetë vota popullore është një gjykim për atë që ke bërë, për ato që do bësh, për shpresën që mund të bëjnë ata që do vinë, sesa dënim për atë që kaloi. Ne besojmë se do fitojmë  në mënyrë massive jo se erdhi kalendari. Do fitojmë se Rama ka bërë shumë zullume pasi meriton me vërtet disa shuplaka. Do fitojmë për të dhënë shpresë. Ta kthejmë vendin në normalitet.

Krasta: Mos duhet ta lëmë mënjanë kujdesin për të tingëlluar në të mesmen e artë? Propaganda e qeverisë është ‘nuk jam më I mirë, por më të mirë se un nuk ka’. Nëse ballafaqohen me këtë logjik, a mund të jetë më bindës.

Shehi: Unë jam me logjikën e kundërt. Ky duhet të thotë se unë jam më i keqi, se më të keq se unë nuk ka. Më i keqi që kemi parë. Nëse shqipëtarëve u duket se është më mirë ky, nëse marrin rroga më të larta pas tetë vitesh, nëse kategoritë sociale ndihen më mirë, nëse shoqëria shqipatre ndihet më mirë, atëherë le ta votojnë Ramën me dëshirë të madhe.

Por nëse nuk rezulton kjo me një analizë të vogël, atherë të dalin dhe të votojnë për palën tjetër që është kundër Ramës. Le ti kthehemi normalitetit pasi nuk jemi vend normal. Fatkeqësi e madhe. Kemi 3 – 4 vjet pa gjykata. Njerëzit kanë probleme te gjykata e shkallës së parë, jo vetëm problemi i gykatës kushtetuese. Jemi një shtet që të gjitha institucioneti i ka marë një person. Parlamenti është për gjysëm. Shteti ka rënë në gjunjë. Pushtetin lokal e ka marrë me vetëm 10 % të votave pa garë.

 

Artikulli paraprakPërse dështuan sërish sondazhet në SHBA?
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 ish-trajneri i njohur