5 milione euro tender pa garë për oksigjenin në spitale

Tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë zbuluar një situatë tërësisht monopol në tregun e oksigjenit për qëllime mjekësore.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, ka shpallur bashkimin e operatorëve ‘GTS” dhe “Messer Albgaz” fitues të një tenderi me vlerë rreth 5 milionë euro pa TVSH.

1 14

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se në këtë tender nuk ka pasur asnjë ofertues tjetër.

Ndërkohë, nga një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al” në informacionet mbi transaksionet publike, rezultojnë se të njëjtat kompani, herë bashkë dhe herë veçmas, kanë fituar thuajse të gjithë tenderat publikë për oksigjen mjekësor në 3-4 vitet e fundit.

Në çdo rast, në tenderat e verifikuar nga redaksia, konstatohet se në ato procedura kanë marrë pjesë ose dy kompanitë bashkë, ose njëra prej tyre, por gjithnjë, pa asnjë konkurent tjetër.

Situata duket qartësisht monopol, pavarësisht se asnjë institucion publik, përfshirë organizatorët e tenderave apo strukturat audituese, nuk e kanë identifikuar, të paktën jo zyrtarisht dhe publikisht, këtë situatë monopol.

Tenderi 5 milionë euro
Në Shkurt 2020, Ministria e Shëndetësisë shpall një tender për blerje medikamente dhe pajisje mjekësore, të ndarë në rreth 100 lote.

Loti 41 dhe 42 i këtij tenderi përfshinte kërkesën për blerje oksigjeni mjekësore, me fond limit në vlerë totale rreth 5.3 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 5 milionë euro bashkë me TVSH).

2 11

Në përfundim të procedurës, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues bashkimin e operatorëve “GTS” dhe “Messer Albgas”.

Në njoftimin për mbylljen e tenderit nuk përmendet asnjë konkurent tjetër, duke konfirmuar se fituesi ka qenë konkurent i vetëm në këtë procedurë prokurimi publik.

Situatë monopol
“Boldnews.al” kreu verifikime mbi përfshirjen e mëparshme të këtyre dy kompanive në tendera publike, kryesisht në procedurat e zhvilluara nga strukturat shëndetësore.

Në bazë të të dhënave të përftuara nga portali “openprocurment”, rezulton se bashkimi i operatorëve “GTS” dhe “Albgas” është shpallur fitues edhe në 58 procedura të tjera tenderuese në 3 vitet e fundit, në të cilat fondi limit në total përllogaritet në rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra (rreth 4 milionë euro).

3 4

Në shumicë absolute, në tenderat e fituar nga bashkimi i këtyre dy operatorëve, ata kanë qenë konkurent i vetëm, pra nuk ka pasur rivalitet dhe garë.

Po ashtu, dy kompanitë rezultojnë se janë shpallur fituese në tenderat e strukturave shtetërore, edhe kur ato kanë marrë pjesë veçmas. Në një numër të madh tenderash, ato, ose kanë qenë pa rivalë, ose kanë pasur konkurent njëra-tjetrën.

Artikulli paraprakPasi dështoi me Shullazin, Edvini tani përdor covidin 19 për të kapur Universitetet!
Artikulli tjetërTenderi skandaloz i Veliajt/ Blen pajisje anti-Covid te një kompani spektaklesh