10 ditë karantinim nëse shkon në Gjermani pas ditës së dielë

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Artikulli paraprakKosova për fitore kundër Greqisë, Rashica: Jam optimist
Artikulli tjetërFaqja e pare