Vendimi i gjykatës së Lartë për vulën e PD-së, avokati Logu: Nuk cënon legjitimitetin e partisë

Vendimi i gjykatë për vulën e PD sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu, nuk cënon legjitimitetin e Partisë Demokratike.

Ai tha se interpretimet që i bëhen nga Rithemelimi janë propagandë dhe se ky vendim në fakt legjitimon Partinë Demokratike si palë të procesit gjyqësor.

“Duhet theksuar se nuk cënohet legjitimiteti i PD-së. Vendimi i gjykatës së Lartë nuk është se e cënon legjitimitetin e PD-së dhe gjithçka që ka të bëjë me identitetin e asaj partie. Është çështje propagandistike. Sot PD u legjitimua si e tillë sepse së pari vendimi i Zhukrit nuk është i ekzekutueshëm. Vendimi i gjykatës së Lartë sot u bë vendimi i dytë i rradhës i një gjykate që legjitimon PD-në si palë e këtij procesi gjyqësor. Nëse iu kujtohet debati që ngrinte Rithemelimi se PD nuk legjitimohet të ngrejë ankim, ndërkohë ky ankim u pranua nga gjykata e Apelit dhe së fundmi nga gjykata e Lartë”- tha Logu.

Artikulli paraprakDodik emëron Vulinin senator të Republikës Sërpska
Artikulli tjetërKulluri: Berisha nuk respektoi kërkesat e SPAK, ndaj shkoi në këtë pikë