“Trashëgimia leniniste ndikoi mbi ndryshimet në Evropën Lindore të pas vitit 1989”

Nga Enriketa Papa

Historian amerikan, Ken Jowitt i analizoi zhvillimet në Bllokun Lindor, pas vitit 1989 dhe efektin domino të rënies së komunizmit, jo aq me tone optimiste, si Fukuyama tek libri i tij “Fundi i historisë”. Jowitt përkundrazi, në librin e tij të botuar më 1992, “New World Disorder. The Leninist Extinction” (Çrregullimi i Botës së Re. Zhdukja Leniniste), argumentoi se trashegimia leniniste që ai e quan, “kulturë e getos”, do të vijonte të ndikonte mbi ndryshimet e reja në Evropën Lindore.

Qeveritë në Bllokun Lindor do të përballeshin me një trashëgimi dhe kulturë penguese ndaj aspiratave për demokraci dhe kapitalizëm.
Kultura e getos, nuk do të nxiste aplikimin e demokracisë kapitaliste dhe liberale.

Përkundrazi, ajo do të prirej për një kulturë politike izolacioniste. Qeveria dhe politika do të shiheshin me dyshim, si burim telashesh. Ligjërimi publik do të bazohej te thashethemi dhe konspiracioni, dhe jo tek diskutimi publik i matur dhe racional.

Njerëzit do të prireshin të mblidhnin informacionin dhe të mirat materiale për vete dhe për rrethin e tyre të ngushtë. Jo për t’i shpërndarë. Kjo shoqëri do të kishte një lidership politik që do të kishte qasje karizmatike, të befta o të vrullshme mbi zgjidhjen e problemeve.

Ky lidership do të bënte shumë pak në aspektin kulturor dhe psikologjik, për t’i mësuar qytetarët me zgjidhjen e problemeve bazuar tek metodat dhe veprimet racionale.
Kjo trashëgimi dhe kulturë getojeje nuk do të përkrahte demokracinë liberale.

Por do të ngërthehej fort në trashëgiminë e së kaluarës.

Artikulli paraprak“Ne s’jemi nisur për karrige”, Basha nga Durrësi: E nisëm për listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës, për Shqipëria një zone
Artikulli tjetër“Kryetarët e partive nuk duan të heqin dorë nga pushteti që kanë tek bërja e listës së deputetëve”/ Bejko: Lulzim Basha ka thënë unë heq dorë nga ky pazar i 2008 i Ramës e Berishës