Tjetër rast dhune tek fëmijët, gruaja nga Tirana denoncon për dhunë ndaj djalit mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës

Një 41-vjeçare nga Tirana ka denoncuar mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës ku mëson djali i saj, pasi dyshon se në muajin tetor i kanë dhunuar të birin.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Gupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakDhunoi 3-vjeçaren dhe i theu këmbën, lihet në burg edukatorja Majlinda Dehima
Artikulli tjetërKurti: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendeve të rajonit