“Tifozeria më e bukur në botë”, analiza e kapitenit Gjimshiti: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Italisë

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas duelit ndaj Italisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Gjimshiti ndër të tjera deklaroi:

“Performanca ishte OK, por nuk ishte aq e mirë, sa e kemi dashur dhe përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë, mbërrinin shumë thjeshtë në zonën tonë. Nuk kemi shumë kohë, pas 4 ditësh luajmë kundër Kroacisë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’i marrim pikë.

Momenti më i vështirë ishte kur pësuam gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate ishte që mbëtëm në lojë deri në fund, me pak fat mund edhe të barazonim. Duhet eksperiencë dhe punë. Nuk është e thjeshtë, kundër kombëtareve të mëdhaja që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit, sepse kështu ishte e thjeshtë për ata.

Nuk punuam keq në mbrojtje, mungonin shumë faullat, të ndërprisnim rritmin e kundërshtarit. Kishim rritëm dhe vetbesim. Ajo është gjëra që duhet përmirësuar.

Skuadra zbriti shumë poshtë, duhet të qëndrojmë më lartë dhe të bëjmë presion te kundërshtari. Këto gjëra duhet të përmirësohen sa më shpejt. Sot janë mundësitë për video dhe për analiza.

Tifozeria më e bukur në botë, nuk ka shumë fjalë, dua t’i falenderoj për mbështetjen sot, një atmosferë fantastike. Shpresoj që do të jemi edhe në 2 ndeshjet e radhës dhe pse jo t’i befasojmë të gjithë”, u shpreh Gjimshiti.

Artikulli paraprakFiqtë, fruti perfekt për tensionin e lartë të gjakut dhe përmirësimin e tretjes, ja çfarë duhet të dini
Artikulli tjetërNjë hap drejt paqes në Ukrainë