Sot mblidhet Kuvendi, cilat janë çështjet e rendit të ditës që do të diskutohen

Parlamenti do të mblidhet këtë të enjte për të miratuar disa pika të rendit të ditës.

Seanca do të mblidhet në orën 10:00 dhe ka të parashikuara 6 projektligje për të kaluar për votim.

Ndër to është edhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, por që nuk do të duhet të kalojë sot në Parlament.

Një ditë më parë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se ratifikimi në Parlament i marrëveshjes me Italinë për emigrantët do të duhet të shtyhet pasi kjo çështje do të shqyrtohet nga Kushtetuesja, pas padisë që i bëri opozita.

Ndërkohë, seanca parlamentare pritet të zhvillohet sërish në kushte të pazakonta për shkak të mosbindjes civile të opozitës që proteston brenda Parlamentit.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do ta mbajë këtë qëndrim për sa kohë mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës.

Artikulli paraprakRezultatet PISA 2022, ish-ministrja e Arsimit: Programet e mësuesisë janë lënë pas dore, mungojnë trajnimet
Artikulli tjetërDjali i Berishës dëshmon për herë të parë në GJKKO! ‘Faksi për Shkëlzenin’, merret sot në pyetje edhe Aldo Bumçi