Skandali te Onkologjiku, Arbi Agalliu kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

Postimi i Arbi Agalliut:

 

Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.

Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon.

Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.

Untitled 3

Artikulli paraprakZjarri përfshin parcelat me ullinj në Lushnjë, digjen 5 hektarë
Artikulli tjetër“Për të sfiduar regjimin e Ramës do duhet një ofertë e re politike”/ Alibeaj: PD duhet të largojë simptomat e korrupsionit