“Si u vodh floriri i Krrabës” Ja çfarë thotë Ilir Meta dhe pse e quajnë ‘Like Floriri’

Duket se historia e vjedhjes së floririt në Krrabë në fund të vitit 1999,që i la Ilir Metës emrin ‘Like Floriri’ ka një sqarim nga ky i fundit. Kryetari i Partisë së Lirisë tha për herë të parë në “Now”, në Euronews Albania se përse Rama e quan Like Floriri duke e lidhur me vjedhjen e floririt të shtetit, por Meta shtoi se në atë kohë Rama ishte edhe vetë ministër i asaj qeverie dhe e di mirë se zbulimi në atë kohë u bë me urdhër të Metës. Po ashtu Meta shtoi se kur Rama i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur ai u bë drejtues i parlamentit apo president. Dhe pse pikërisht tani like Floriri?

“Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ku ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i financave, që vazhdon të jetë me partinë socialiste, Sparatak Poçi ka qenë ministër i brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë guvernatori i bankës së Shqipërisë.

ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq, ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i këtij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk ështëv bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo, u bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.

Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edhe në vitin 2013, po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i parlamentit apo president. Pse u bëra tani like Floriri?

Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij, i tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”,-tha Ilir Meta.

Artikulli paraprakPD mbyll fushatën në Tiranë, Alibeaj: Roland Bejko është alternativa e djathtë, antikomuniste
Artikulli tjetër“Jam miku i Fredit, hajde në tualet”! Dalin përgjimet, ja si u arrestua kandidati i Berishës