Shifër rekord për fanellën e Nedim Bajramit, zbulohet sa pagoi tifozi turk

Nje shtetas turk bleu për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024. Fanella e yllit të Kombëtares, u shit në ankand për plot 5792 euro.

 

Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro. Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro. Të gjitha këto fanella ishin të firmosura nga lojtarët.

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

Artikulli paraprakBasha: Rama në krye të një bande që vjedh nga mëngjesi në darkë
Artikulli tjetër“Shqipëria nuk meriton tangon e vjetër mes Ramës dhe Berishës”, Basha: Motivimi im kryesor t’i shërbej njerëzve