Shënim/ Edi Ramës nuk i shqitet Soros Junior nga prapa

Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, ku për herë të parë është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka marrë pjesë edhe Alex Soros.

Ai është fotografuar i ulur pas Edi Ramës.

Miliarderi dhe filantropi plak George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të vogël, Alex Soros.

Se çfarë lidhje ka Soros me samitin dhe se me çfarë tagri është i pranishëm, kjo është ende e paqartë.

Por hija e Sorosit të ri e ndjek ngado nga pas Edi Ramën si një eminencë gri mjaft e dyshimtë dhe shoqëruar me shumë pikëpyetje.

Artikulli paraprakArrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës dhe bashkëpunëtori i tij, policia i bastis zyrën avokatore
Artikulli tjetërU gjobit me 93 mijë lekë, caktohet data e seancës gjyqësore për shqyrtimin e kërkesëpadisë së kryebashkiakes së Durrësit