Roland Bejko: Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e futi nga dritarja

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ironizoi mbi marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

“Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera, ndërsa Gaz Bardhi ua futi nga dritarja e pasme. Një ditë para se SPAK-u t’i drejtohej Berishës, këta menjëherë u kujtuan për komisionet hetimore, ndërkohë që çështja e komisioneve hetimore aty kishte qenë edhe më parë.

Vetë Tritan Shehu e ka thënë që qëllimi nuk ishte marrja e disa komisioneve, por krijimi i një aksioni opozitar për të nxjerrë kryetarin e partisë sonë (Sali Berishën). Këtë kemi thënë dhe ne gjatë qëndrimit tonë kur Parlamentin e nxori jashtë funksionit Rithemelimi”, tha Bejko në studion e “Ditarit” në A2 CNN.

Ai shtoi se në një vit elektoral, “komisioni i Reformës Zgjedhore është prioritet”, dhe Rithemelimi dëmtoi Parlamentin me veprimet e tij.

“E dyta, e ndihmuan Edi Ramën që të kalonte buxhetin për 4 minuta”, theksoi Bejko.

Artikulli paraprakAfera CEZ-DIA, gazetari: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Ilir Metën
Artikulli tjetërDënimi i Alda Klosit/ Batuta e ish-prokurores Imeraj: Njëherë tregoi Rozeta dhe i hëngri 4 vite burg, nuk e përsërit me gabimin