Rezultatet PISA 2022, ish-ministrja e Arsimit: Programet e mësuesisë janë lënë pas dore, mungojnë trajnimet

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar rezultatet e PISA 2022, sipas të cilave Shqipëria u rendit mjaft ulët sa i përket nivelit të nxënësve dhe cilësisë së arsimit.

Karabina u shpreh se këto rezultate janë të pritshme pasi sipas saj pasqyrojnë gjendjen në të cilën “është katandisur arsimi në Shqipëri”.

Sipas saj shumë programe të mësuesisë janë lënë pas dore dhe aty shkojnë studentë që thjesht duan një diplomë, ndërsa mësuesit nuk trajnohen dhe nuk mbështeten për ndryshimet që ndodhin.

“Rezultatet janë të pritshme pasi janë rezultat i gjendjes në të cilën është katandisur arsimi. Ka një shpërfillje të përgatitjes së mësuesve. Shumë programe të mësuesisë janë lënë pas dore dhe aty shkojnë studentë që thjesht duan një diplomë. Mësuesit nuk trajnohen dhe nuk mbështeten për ndryshimet që ndodhin.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frezultatet pisa 2022 ish ministrja e arsimit programet e mesuesise jane lene pas dore mungojne trajnimet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

Arsimi kërkon të mendohesh mirë kur futesh dhe atë që do aplikosh duhet ta dish ku fillon dhe mbaron. Vazhdojmë po ashtu të kemi një të nxënë riprodhuese dhe mekanike, nuk e çojmë nxënësin në nivelin e lartë të të menduarit.

Mungon po ashtu infrastruktura digjitale. Nuk është në praktikën e nxënësve kjo gjë. Ne kemi kaluar në disa teste Pisa dhe kemi bërë në vitin 2001 testin e parë. Asnjëherë nuk jemi ndalur dhe nuk kemi ndërtuar një strategji për përmirësimin e këtij aspekti”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakNjë dekadë e humbur për integrimin e Shqipërisë në BE
Artikulli tjetërSot mblidhet Kuvendi, cilat janë çështjet e rendit të ditës që do të diskutohen