Rekord i Nedim Bajramit, goli i mesfushorit shqiptar kundër Italisë bëhet më i shpejti në historinë e Europianit

Shqipëria arriti të gjente rrjetën menjëherë në startin e takimit përballë Italisë me Nedim Bajramin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri kështu në librat e historisë të Europianit, duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion.

Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 22 sekonda për të ndëshkuar “Azzurrit”, duke vendosur kështu një rekord që do të mbahet mend gjatë.

Askush nuk kishte shënuar ndonjëherë në minutën e parë dhe kurrë nuk kishte shënuar kombëtarja një gol kaq herët në një kompeticion madhor që nga Kupa e Botës 1978 në Argjentinë.

Gjithashtu, asnjë ndeshje nuk ishte zhbllokuar ndonjëherë në minutën e parë të ndeshjes, duke e bërë këtë ndeshje të Dortmundit historike në mënyrën e vet.

Artikulli paraprak“Do të luajnë të mbyllur si në kualifikuese”, Reja u shpjegon italianëve lojën e Shqipërisë: Vdekjeprurës nëse gjejnë hapësira
Artikulli tjetërFiqtë, fruti perfekt për tensionin e lartë të gjakut dhe përmirësimin e tretjes, ja çfarë duhet të dini