Reforma Zgjedhore/ Basha mbi reagimin e OSBE/ODIHR: Palët të ndalin lojërat politike për interesa vetjake

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e OSBE/ODIHR në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetin social “X”, Basha u shpreh se vlerëson thirrjen e OSBE ndërsa ka bërë thirrje për palët e përfshira në proces që të ndalin lojërat politike për interesa vetjake.

Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, shkroi ai.

Artikulli paraprakKandidaturat kryesore të çmimeve ”Oscar”
Artikulli tjetërSiguroi fitore në New Hampshire, Biden: Është e qartë se Trump do të jetë kandidati republikan