Rama, sulm si Enver Hoxha ndaj Europës: Po fut hundët në punët tona

Rama ka rikhyer sot retorikën e diktatorit Hoxha ndaj Eueropës duke e akuzuar atë se po “fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë” sikurse ka qenë edhe retorika e diktaturës.

Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama thekson se Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale, ndërsa shton se pret përgjigje zyrtare e publike nga Brukseli.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakProgrami i PD për arsimin, rekord historik me një buxhet prej 26 miliardë Euro
Artikulli tjetërRama gjen alibinë e humbjes me 25 Prill: Pandemia dhe tërmeti na thyen në mes